Mirësevini në IKS

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) është një institut kërkimor i pavarur

KUSH JEMI

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) është një institut kërkimor i pavarur, jo fitimprurës, që fokusohet në hulumtime empirike dhe analiza të zhvillimeve socio-ekonomike në Kosovë. 

IKS-ja u themelua në vitin 2004 në përgjigje të nevojës dhe kërkesës për analiza të pavarura e cilësore të çështjeve me rendësi në kuadër të promovimit të stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë.

SYNIMI YNE

IKS-ja synon të mbështesë në vazhdimësi burrat dhe gratë duke rritur ndërgjegjësimin e tyre për çështjet kyçe politike, legjislative dhe debatet që mund të kenë një ndikim të thellë për ata vetë, familjet dhe komunitetin e tyre. 

Ne punojmë me ngulm, që politikave publike t’u ofrojmë të dhëna empirike dhe hulumtime, për të lehtësuar pjesëmarrjen e burrave dhe grave në proceset e reformave të politikave, me theks të veçantë .

TEMAT TONA

Dialogu Social

Dialogu social përfshin të gjitha llojet e komunikimit ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë, punëdhënësve dhe punëtorëve për çështje me interes të përbashkët në lidhje me politikat ekonomike dhe sociale.

Qeverisja e Mirë

Iniciativa Kosovare për Stabilitet zhvillonë aktivitete fokusuar në ngritjen e kapaciteteve të Ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit në zhvillimin e politikave të reja dhe legjislacionit.

Anti-korrupsioni

Kemi rol kyç në luftën kundër korrupsionit, nga monitorimi i shërbimit publike, donocimin e rryshfeteve, duke kontribuar në implementimin e instrumenteve internacionale kundër korrupsionit

Trashëgimi Kulturore

Ne synojmë të kontribuojnë në rritjen e dialogut, kohezionit social dhe zhvillimit, përmes një qasjeje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të siguruar një qëndrueshmëri afatgjatë të trashëgemisë kulturore

MISIONI

Misioni i Iniciativës Kosovare për Stabilitet është të kontribojë në avancimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës përmes hulumtimeve empirike, nxitjen e politikbërjes së mirëinformuar, ngritjes së vetëdijes qytetare, bashkëpunimit rajonal, avokimit dhe rrjetizimit.

VIZIONI

Që nga 13 marsi 2020, kur ndodhi mbyllja dhe u konfirmuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, shqetësimi kryesor mbarë shoqëror ishte se sa do të ishte në gjendje një shtet në zhvillim e sipër të menaxhojë një krizë të mundshme dhe atë, në një kohë të paprecedent.

Ky raport është rezultati përfundimtar nga aktiviteti që synon matjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe punësimit në sektorin privat në Kosovë. Raporti bën një përmbledhje të legjislacionit të punës dhe ligjeve të ndërlidhura me shëndetin dhe sigurinë në punë, si dhe kornizën institucionale për zbatimin e tyre.

Dialogu mes të faktorëve kyç si qeveria, sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve ende nuk është në nivelin e duhur, që mbetet edhe arsyeja e mos krijimit të një sistemi të mirëfilltë.