Mbështetje Institucionale për Programet e IKS së 2015-2018

Nga viti 2015, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) është duke e mbështetur Iniciativën Kosovare për Stabilitet më një grant institucional. Sida është agjenci qeveritare, e angazhuar në emër të parlamentit dhe qeverisë suedeze, me mision uljen e varfërisë në botë. Më punën e saj dhe në bashkëpunim me partnerë tjerë, Sida kontribuon në zbatimin e politikave të shtetit të  Suedisë për zhvillim global.

Marrëveshja në mes të Sida-s dhe IKS-së  bazohet në zbatimin e programit të IKS-së, i cili është i definuar në Planin Strategjik të organizatës, që fokusohet në tri fusha kryesore: Qeverisje e mirë (politikat publike, antikorrupsion), Drejtësi Sociale (dialogu social, politikat sociale dhe përkrahja e sindikatave) dhe Trashëgimia Kulturore (promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë sociale).

Integrimi në BE, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut janë të përfshira në programet dhe projektet e IKS-së përmes masave afirmuese, rezultateve specifike gjinore dhe aktivitete tjera të ndërlidhura me prioritetet  e organizatës.