Mbështetje për Dialogun Social në Kosovë

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i  cilësisë  dhe intensitetit të dialogut social përmes përmirësimit të parakushteve për diskutim kuptimplotë në mes të partnerëve social. Më tej, projekti synon ngritjen e kapaciteteve dhe riorganizimin e partnereve social në Kosovë.

Projekti është mbështetur nga Komisioni i BE-së.

Në kuadër të këtij projekti, Iniciativa Kosovare për Stabilitet  ka ngritur forumin Koalicioni për Dialog Social. Ky forum është një iniciativë që mbështetet nga donatorë të ndryshëm. Për momentin financohet nga fondet e Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Friedrich Ebert (FES).