Europian Fund for the Balkan

Fondi Evropian për Ballkanin ka mbështetur projektin e IKS-it: “Të mendosh gjelbër” nga fundi i vitit 2008 deri në mes të vitit 2009. “Të mendosh gjelbër” prezanton gjendjen e mjedisit në Kosovë sot dhe mënyrën si qeveria qendrore dhe qeveritë komunale e trajtojnë këtë çështje, posaçërisht në komunat e Prishtinës dhe Obiliqit. Ky punim synon të hedh dritë mbi territor të pashkelur më parë, të inkurajojë veprime nga ana e qeverisë dhe të nxis debat publik mbi çështje kyçe që ndikojnë në jetën tonë.