FLORINA DULI

Florina Duli – Sefaj iu bashkangjit IKS-it në Prill, 2012, duke pruar kështu eksperiencen diverse të më shumë se dy dekadave. Ajo filloi karierën në 1989 si mësuese në shkollën e mesme Stevan Mokranjac në Prishtinë dhe si ligjeruese në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka ofruar këshilla për strategji dhe politika për OKB-në, dhe ka eksperiencë në zhvillim ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, planifikim dhe menaxhim në emergjenca, edukim, dhe kulturë. Me DFID, Florina u angazhua në dialog të politikave me Qeverinë e Kosovës në sektoret e qeverisjës, administratës publike dhe financave, rendit dhe ligjit, sektorit të sigurisë, shoqerisë civile, dhe zgjedhjeve.

Ne rolin e saj si këshilltare politike për zëvendës reprezentuesin special të sekretarit general të OKB-së, Florina këshilloi në fushën e shëndetësisë, mirëqenjës sociale, rinise dhe kulturës, edukimit, dhe çështje tjera si të drejtat e njeriut dhe çështjet gjinore. Florina ishte  direkt e përfshire në krijimin e Parlamentit të Kosovës dhe ka shërbyer si këshillëtare politike për kryetarin e parë të parlamentit. Ajo iu bashkangjit zyrës së reprezentuesit special të sekretarit gjeneral dhe këshilloi në etapat zhvillimore të Kosovës. Florina kontriboi ne punën e Bankës Botërore/DFID në zhvillimin e Strategjisë Afatmesme Speciale për Siguri për Kosovën pas luftës.

Në mes të viteve 1997-2000, Florina ishte reprezentuese rajonale për Save the Children UK dhe më vone e Save the Children Alliance in Kosovo. Për angazhimin e saj gjatë situatës së refugjatëve në 1999, ajo fitoi çmimin Gallantry nga Anne, Princesa e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë viteve 2001-2007 ajo menaxhoi Klubin Republikan, një klub debati që ajo e themeloi bashkë me Prof. Michael Daxner (Free Berlin University), Tom Koenigs (German Bundestag), dhe Dukagjin Gorani (Keshilltar i kryeministrit per siguri), etj.

 

Florina gjithashtu punoi me Medecins Sans Frontieres dhe me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që ishte organizata e parë joqeveritare e regjistruar në Kosovën e paskomunizmit (1990) dhe si redaktore letrare.

 

florina_duli@iksweb.org