Etnografia e Korrupsionit: Rasti i Kosovës

Ky raport për vendin është pjesë e paketës së punës 4 të ANTICORRP, i cili është një projekt i financuar nga EU në shkallë të gjerë, ku IKS është  pjesë e tij, hulumton dhe shpjegon faktorët që promovojnë dhe pengojnë politika të efektshme kundër korrupsionit dhe të paanshme të institucioneve qeverisëse. Projekti është në kuadër të Programeve të Kuadrit 7 dhe sjell së bashku 21 universitete dhe institucioneve kërkimore.

Raporti prezanton rezultate të hulumtimit rreth përformancës së institucioneve lokale dhe vlerave shoqërore në Kosovë.

Korrupsioni në Kosovë është hulumtuar prej perspektivave të shumta dhe me metodologji dhe variante hulumtimi të ndryshme, që kanë pasur po ashtu qëllime politike në prapavijë. Të dominuar studime sasiore dhe pozitive, ku konteksti shoqëror dhe histori janë parë si kontribuues të drejtpërdrejt të korrupsionit apo në rastin më të mirë të shpërfilljes. Hulumtimi thekson nevojën për të kuptuar dhe studiuar marrëdhëniet socio-ekonomike dhe kulturore të korrupsionit.

Deri më tani, asnjë etnografi e korrupsionit nuk është bërë në Kosovë. Hulumtimi praqet, hapin e parë dhe një argument për një hetim të domosdoshëm më të thellë etnografik se si kuadri ligjor, ekonomik dhe konteksti social ndeshem me përvojat, praktikat dhe të kuptuarit e korrupsionit.

Ky hulumtim etnografik konfirmon atë se kjo qasje do të na mundësoj ne një depërtim, i cili është i mangët në analizat tjera dhe do të jap një pikënisje të rëndësishme për të dalluar ndryshimet në rendin e vlerave shoqërore, me theks të veçantë definimin e ligjshmërisë dhe moralit në sferën e politikës dhe ekonomisë.

Klikoni për raportin e plotë: WP 4 Report on the Ethnographic Study of Corruption Practices in Kosovo