Krimi i Organizuar dhe Ndikimi në Grupet e Cenueshme

Ky raport është pjesë e Paketës së Punës 9 të ANTICORRP, i cili është një projekt i financuar nga EU në shkallë të gjerë, ku IKS është  pjesë e tij, hulumton dhe shpjegon faktorët që promovojnë dhe pengojnë politika të efektshme kundër korrupsionit dhe të paanshme të institucioneve qeverisëse.

Raporti hulumton lidhjen e korrupsionit politik dhe krimit të organizuar, duke shqyrtuar modalitetet, burimet dhe strategjitë e përdoruara nga grupe kriminale për të qeverisur dhe/ose kapur tregun e korrupsionit politik. Një njërën anë, raporti përqendrohet në infiltrimin e krimit të organizuar në trisektorë kryesor të politikës ku shpenzimet publike dhe rregulloret luajnë rol esencial; prokurimi publik, privatizimi i shërbimeve publike dhe menaxhimi i fondeve të BE-së.

Krahas kësaj, raporti analizon depërtimin e grupeve kriminale në zgjedhje. Si rezultat, raporti ofron një vlerësim të përgjithshëm të politikave rregulluese, kundërmasat ligjore dhe praktikat e adaptuara për parandaluar luftuar krimin e organizuar, veçanërisht në ndërveprimin e tij me politikën e korruptuar.

Raporti është hartuar nga mbledhja e të dhënave nga pesë vende evropiane (Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Ialia dhe Kosova) në të gjitha fushat e cekura dhe përfshinë dy shtete tjera për vlerësimin e legjislacionit dhe iniciativave kundër krimit të organizuar (Shqipëria dhe Gjeorgjia). Metodologjia përmban të dy strategjitë e hulumtimit të gjerë dhe intensiv. Një vlerësim sasior i lidhjeve të krimit me politiken bazuar në bazën e të dhënëve, “Krimi i Organizuar & Korrupsioni – OCC” janë mbledhur. Është bërë një vlerësim kualitativ i thuktë  për të kuptuar mekanizmat e korruptimit, të paraqitura si raste të ndara  studimi të vendeve të parapara në këtë studim, përfshirjen e burimeve parësore dhe dytësore (intervistave, procedimeve ligjore dhe raporteve politike dhe akademike). Mbledhja e të dhen     ve dhe analizimi janë menaxhuar nga pesë institucione të Evropës (EUI, CSD, BCE, IKS, PSD).

Klikoni për raportin e plotë: Organised crime and impact on vulnerable groups