Ftesë për shprehje të interesit: Hulumtim mbi organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitet

Iniciativa Kosovare për Stabilitet, në bashkëpunim me LENS dhe FES Prishtina si partnerë implementues, është duke zbatuar projektin “Aksioni i mbështetjes së organizatave me bazë në komunitet-GRAS”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti ka për qellim mbështetjen dhe fuqizimin e OJQ-ve dhe iniciativave të shoqërisë civile, në veçanti, mbështetjen e organizatave të cilat kanë lidhje të qarta me çështjet dhe komunitetin ku veprojnë, përmes granteve dhe mbështetjes zhvillimore.

Aktivitet shumë i rëndësishëm i këtij projekti është edhe hulumtimi mbi organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitet, të gjeturat dhe rezultatet e të cilit do të jenë bazë për aktivitetet e tjera të projektit. Hulumtimi ka për qëllim të identifikoj dhe vlerësoj nevojat  e OJQ-ve dhe iniciativave të shoqërisë civile.

Nëse jeni individ apo kompani e cila kryen hulumtime, ju lutemi të na kontaktoni dhe të kërkoni dokumentacionin për aplikim, sipas të dhënave në vijim.

Afati i fundit për kërkesë të dokumentacionit është e martë, 20 shkurt 2018.

Dokumentet do t’ju dërgohen më së largu deri më 23 shkurt dhe përzgjedhja do të bëhet më së largu deri më 25 shkurt 2018.

Iniciativa Kosovare për Stabilitet-IKS

Email: info@iksweb.org

Tel: +381 38 26- 600

Ueb: www.iksweb.org

Adresa: Sylejman Vokshi, Nr i hyrjes 50/5, Prishtinë