Kush jemi

Kush jemi

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) është një institut kërkimor i pavarur, jo fitimprurës, që fokusohet në hulumtime empirike dhe analiza të zhvillimeve socio-ekonomike në Kosovë. IKS-ja u themelua në vitin 2004 në përgjigje të nevojës dhe kërkesës për analiza të pavarura e cilësore të çështjeve me rendësi në kuadër të promovimit të stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë. Hulumtimet e saj inovative dhe të politikave përkatëse kanë për synim inicimin e debateve për temat më rendësi për të ardhmen e Kosovës, gjenerimin e një konsensusi kombëtar dhe arritjen e një niveli më të lartë bashkërendimi e pajtimi për vendimet politike, si dhe inspirimin e një maturimi politik vendor për marrjen dhe gjetjen e vendimeve të duhura.

IKS-ja synon të mbështesë në vazhdimësi burrat dhe gratë duke rritur ndërgjegjësimin e tyre për çështjet kyçe politike, legjislative dhe debatet që mund të kenë një ndikim të thellë për ata vetë, familjet dhe komunitetin e tyre. Ne punojmë me ngulm, që politikave publike t’u ofrojmë të dhëna empirike dhe hulumtime, për të lehtësuar pjesëmarrjen e burrave dhe grave në proceset e reformave të politikave, me theks të veçantë në qeverisje të mirë, drejtësi dhe të drejta sociale, të drejtat e njeriut, mjedis, trashëgimi kulturore dhe integrimeve në BE.

Ne besojmë që debatet publike mbi bazën e argumenteve përbëjnë thelbin e vendimmarrjes demokratike dhe transformimit ekonomik në vend.  IKS-ja nuk ka përkatësi partiake, politike apo tjetër organizative.

 

 

Ekipi me shumë përvojë dhe i fushave të ndryshme i IKS-së, është i përkushtuar në arritjen e objektivave të tij. Bordi Këshillëdhënës, përfshirë këtu analistë dhe ekspertë kosovar e ndërkombëtar, mbështesin gjithashtu punën e IKS-së.
Që nga themelimi, IKS ka punuar në projekte të shumta hulumtuese empirike me fokus në tema të tilla si, qeverisja, zhvillimi ekonomik, planifikimi urban, trashëgimia kulturore, lufta kundër korrupsionit, çështje mjedisi, arsimi, problemi i imazhit të Kosovës dhe strukturën e tanishme të ngatërruar të qeverisjes.
IKS-ja është pjesë e rrjetit të hulumtuesve të frymëzuar nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) me shtrirje në gjithë Evropën Juglindore dhe anëtare e asociuar e ECAS.