Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazë në Kosovë - GIZ/CDBE

Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazë në Kosovë -GIZ/CDBE është program i cili zbatohet me qëllim për të përmirësuar cilësinë e arsimit bazik në Kosovë. Ky program është në përputhje me Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë (2011-2016) dhe një nga objektivat e programit është që të ndihmojë hartuesit e politikave në Kosovë në procesin e përmirësimit të cilësisë së arsimit, si në nivel kombëtar dhe komunal.

Për më tepër, një nga objektivat e këtij programi është që të zhvillojë më tej bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë në favor të përmirësimit të arsimit bazë në Kosovë. Programi është zbatuar në vazhdimësi për vite.