Standardi Social dhe Jetësor

Ky raport është pjesë e aktiviteteve të cilat janë planifikuar për implementimin e projektit “Përkrahje Partnerëve Social” (PPS) i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Projekti kontribuon në, zhvillimin e aftësive dhe njohurive të partnerëve social, hartimin e legjislacionit-hulumtimeve ligjore dhe analizave, forcimin e kapaciteteve administrative dhe menaxhuese të partnerëve social, forcimin e kapaciteteve të partnerëve social në avokim, lobim dhe negociata si dhe në lehtësimin e reformave organizative të partnerëve social.

Raporti e përkrah  drejtpërdrejtë punën e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), i cili me ligj është përgjegjës për lehtësimin e dialogut trepalësh social në vend. Ky raport, që është kontribut i projektit PPS dhe ofron informacione të mbledhura në terren të cilat janë diskutuar në KES. Mbështetje aktive i është dhënë Sekretariatit të KES-it, e cila e kombinuar me digjitalizimin e materialeve të KES- it, për qëllim të përmirësimit te menaxhimit të procesit në kuadër të këtij organi.

Projekti është në harmoni me proceset duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet e mëdha dhe programet që po ndodhin gjatë periudhës së zbatimit. Qasja e harmonizimit të të gjitha aktiviteteve të projektit, në proceset e vazhdueshme të akterëve shihet si më e përshtatshme për marrjen e rezultateve më cilësore. Disa nga aktivitetet e projektit janë të varura nga proceset dhe bashkëpunimet e akterëve të cilat nuk mund të zbatohen pa pjesëmarrjen e tyre.

Qëllimi i kësaj ankete me popullsinë e përgjithshme vlerësohet si në vijim:

  • Niveli i ndërgjegjësimit publik dhe njohurive mbi politikat sociale;
  • Niveli i opinionit publik, qëndrimin ndaj sistemeve të mirëqenies dhe nivelin e mbrojtjës së dëshiruar nga ana e qytetarëve;
  • Qëndrim publik ndaj emigrimit të paligjshëm;
  • Pritjet dhe qëndrimet e publikut të gjerë drejt politikave sociale dhe të punësimit;
  • Shprehitë individuale të kursimeve dhe qëndrimet e publikut të gjerë.

 

Gjetjet në këtë hulumtim janë reagime të qytetarëve dhe janë të besueshme për t'u përdorur për vendimmarrje. Këto gjetje, përdoren nga anëtarët e Këshillit Ekonomik Social dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Për këtë arsye, audienca e këtij raporti, janë: përfaqësuesit e institucioneve, organizatat donatore ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës, partitë politike, Organizatat e Shoqërisë Civile , mediat, si dhe publiku i gjerë.

 

Shkarko