Mbështetje Institucionale për Programet e IKS - së 2015-2018

Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) është duke e mbështetur Iniciativën Kosovare për Stabilitet, përmes grantit institucional që nga viti 2015.  Sida është një agjenci qeveritare që punojnë në emër të parlamentit dhe qeverisë suedeze, me misionin për të ulur varfërinë në botë. Përmes punës së tyre dhe në bashkëpunim me të tjerët, ata kontribuojë në zbatimin e Politikave të Suedisë për Zhvillim Global (PGU).

Marrëveshja në mes të Sida dhe IKS është e bazuar në zbatimin e programit të IKS-së, i cili është i definuar në Planin Strategjik të organizatës, që fokusohet në tri fusha kryesore: Qeverisje e mirë (Politikat Publike, Antikorrupsion) Drejtësi Sociale (Dialogut Social, Politikat Sociale dhe Përkrahjen Sindikatave) dhe Trashëgimia Kulturore (promovimi dhe ruajtja).

Integrimi në BE, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut janë të përfshira në programet dhe projektet e IKS-it përmes masave afirmative, rezultateve specifike gjinore dhe aktivitete të tjera të paraqitura me qëllim të integritetit të prioriteteve të ndërlidhura të organizatës.

 

Që nga viti 2013, IKS-i është involvuar gjithashtu në zbatimin e projekteve me mbështetje sektoriale që ndikojnë në politika dhe mbështesin ngritjen e kapaciteteve.