{"id":2181,"date":"2014-10-11T18:54:17","date_gmt":"2014-10-11T18:54:17","guid":{"rendered":"http:\/\/logic-ks.net\/iksweb\/?p=2181"},"modified":"2014-10-11T18:54:17","modified_gmt":"2014-10-11T18:54:17","slug":"partneret-social-marrin-praktikat-gjermane-per-dialogim-vizita-studimore-e-projektit-pps-ne-berlin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/iksweb.org\/en\/partneret-social-marrin-praktikat-gjermane-per-dialogim-vizita-studimore-e-projektit-pps-ne-berlin\/","title":{"rendered":"Partner\u00ebt Social Marrin Praktikat Gjermane P\u00ebr Dialogim &#8211; Vizita Studimore e Projektit PPS N\u00eb Berlin"},"content":{"rendered":"<p>\t\t\t\tN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit P\u00ebrkhraje Partner\u00ebve Social &#8211; t\u00eb financuar nga BE-ja e implementuar\u00a0nga Iniciativa Kosovare p\u00ebr Stabilitet, n\u00eb partneritet me Friedrich Ebert Stiftung, Sindikat\u00ebn e Pavarur t\u00eb Energjetik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Sindikat\u00ebn e Pavarur t\u00eb Metalist\u00ebve\u00a0 t\u00eb Kosov\u00ebs, Od\u00ebn Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Fundacio\u2019 Pau i Solidaritat dhe Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore &#8211; u realizua nj\u00eb vizit\u00eb studimore n\u00eb Berlin, Gjermani (7-11 tetor 2014), me fokusin n\u00eb fuqizimin sindikal p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e dialogut social. P\u00ebrfaq\u00ebsues nga organizatat e pun\u00ebmarr\u00ebsve, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve dhe Qeveria e Kosov\u00ebs s\u00eb bashku u takuan me personat ky\u00e7 t\u00eb partneritet social n\u00eb Gjermani. Ata shk\u00ebmbyen p\u00ebrvoja p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb sindikatave, p\u00ebr ndikimin dhe rolin e Od\u00ebs Ekonomike n\u00eb dialogun social dhe n\u00eb ngritjen profesionale t\u00eb personelit, si dhe p\u00ebr rolin e shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog n\u00eb mes t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve dhe pun\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pun\u00ebmarr\u00ebsve ishin prej Sindikat\u00ebs s\u00eb Pavarur t\u00eb Metalist\u00ebve\u00a0 t\u00eb Kosov\u00ebs, Sindikat\u00ebs s\u00eb Pavarur t\u00eb Energjetik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Sindikat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Sharrcemit, Sindikat\u00ebs s\u00eb Sektorit Privat. Si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve kan\u00eb qen\u00eb Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve. Nd\u00ebrsa, si partneri i tret\u00eb social, ishin edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e dialogut social fillimisht u takuan me Z. Christian Nestler, zyrtar i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Berlinit, i cili u shpjegoi se n\u00eb sistemin gjerman t\u00eb dialogut social dy-pal\u00ebsh, Oda nuk ka asnj\u00eb rol n\u00eb dialog. Z. Nestler, ekonomist n\u00eb OE t\u00eb Berlinit, tha se jan\u00eb asociacionet e bizneseve, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb dialog me sindikatat. Ndryshe nga sistemi n\u00eb Kosov\u00eb, Odat Ekonomike n\u00eb Gjermani nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb e as t\u00eb dialogojn\u00eb me sindikatat. Detyra kryesore e Odave Ekonomike \u00ebsht\u00eb trajnimi i pun\u00ebtor\u00ebve dhe p\u00ebrgatitja e tyre p\u00ebr tregun e pun\u00ebs. Gjithashtu, ato ndihmojn\u00eb bizneset n\u00eb qasjen n\u00eb tregjet e reja, pasi ekonomia e Gjermanis\u00eb, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, mbeshtet tek eksportet.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb vizit\u00eb u takuan edhe me an\u00ebtarin e bordit ekzekutiv t\u00eb Konfederat\u00ebs s\u00eb Sindikatave n\u00eb Gjermani (DGB), Z. Frank Zach (n\u00eb foto). Ai foli p\u00ebr organizimin sindikal t\u00eb Gjermanis\u00eb, duke theksuar se p\u00ebrve\u00e7 sindikatave, ata kan\u00eb edhe K\u00ebshilla t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm. Ky organizim dy shkall\u00ebsh, sipas tij, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, edhe pse n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb treguar i suksessh\u00ebm. Z. Zach tha se n\u00eb rastet kur ekzistojn\u00eb edhe Sindikatat, edhe K\u00ebshillat e Pun\u00ebtor\u00ebve ka m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb manipuloj\u00eb me K\u00ebshillin e Pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb biznesin e tij p\u00ebr t\u00eb rivalizuar Sindikatat.<\/p>\n<p>Z. Zach tregoi edhe praktik\u00ebn se si Udh\u00ebheq\u00ebsi i Unionit t\u00eb Sindikatave n\u00eb Gjermani, n\u00eb momentin q\u00eb arrin mosh\u00ebn e pensionit, duhet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb detyr\u00ebn e tij prej udh\u00ebheq\u00ebsi. Ai mbetet sindikalis p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn, por nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb drejtues.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se udh\u00ebheq\u00ebsi i nj\u00eb sindikate konsiderohet si i pun\u00ebsuar i sindikat\u00ebs, prandaj ai duhet t\u2019i respektoj\u00eb rregullat q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb nj\u00eb shtet. \u00a0\u201cUdh\u00ebheq\u00ebsi i Sindikat\u00ebs llogaritet se \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb Unionin e Sindikatave, prandaj ai duhet t\u2019i respektoj\u00eb rregullat si i pun\u00ebsuar dhe t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension. Mir\u00ebpo, atij askush nuk ja ndalon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sindikalist\u201d, theksoi Zach.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Sindikatave jan\u00eb takuar edhe me Z. Peter Scherer nga ETUC (Konfederata Europiane e Sindikatave), i cili foli p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit dhe themelimit t\u00eb sindikatave dhe bashkimin e tyre. Kryetari i Sindikat\u00ebs s\u00eb Pavarur Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebrkoi informata p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e riorganizimit dhe bashkimit t\u00eb sindikatave, duke njoftuar se n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u punuar p\u00ebr themelimin e nj\u00eb Sindikate t\u00eb Industris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb bashkohen disa sindikata q\u00eb aktualisht veprojn\u00eb n\u00eb sektorin industrial.<\/p>\n<p>\u201cKemi filluar procesin e bashkimit t\u00eb dy e m\u00eb shum\u00eb sindikatave n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme. Do t\u00eb ishte e\u00a0 mir\u00ebseardhur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e mir\u00eb se si duhet t\u00eb ec\u00ebt p\u00ebrpara n\u00eb bashkimin e sindikatave. Ne shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb na ndihmoni n\u00eb p\u00ebrgatitjen e statutit dhe dokumenteve t\u00eb tjera p\u00ebrcjell\u00ebse p\u00ebr grupimin e ri sindikal, pasi konsideroheni si nj\u00eb prej ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, por q\u00eb e njihni edhe rastin e Kosov\u00ebs\u201d, tha ai. \u201cBashkimi i dy-tri deg\u00ebve sindikale n\u00eb nj\u00eb sindikat\u00eb industriale do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shembull i mir\u00eb edhe p\u00ebr sindikatat e tjera n\u00eb Kosov\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Z. Scherer theksoi se Sindikatat q\u00eb kan\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb dialogimin me pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. \u201cSa m\u00eb i madh si organizim dhe sa m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb keni, aq m\u00eb t\u00eb fort\u00eb jeni. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi m\u00ebnyra e organizimit e as em\u00ebrtimi, por r\u00ebnd\u00ebsi ky\u00e7e ka numri sa m\u00eb i madh i an\u00ebtar\u00ebve. Dhe krejt parimet dhe q\u00ebllimi i procesit t\u00eb bashkimit duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi sa m\u00eb i denj\u00eb i pun\u00ebtor\u00ebve dhe marrja e vendimeve duke respektuar vullnetin e tyre\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Scherer.<\/p>\n<p>Ai foli edhe p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e organizimit t\u00eb K\u00ebshillave t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb kompanit\u00eb e m\u00ebdha, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb leht\u00ebsohet arritja e pajtimeve me pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. \u201cPun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve me t\u00eb cilit komunikon, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ata nuk humbasin koh\u00eb duke komunikuar vet\u00ebm me fraksione t\u00eb vogla dhe me pun\u00ebtor\u00ebt individualisht\u201d, mendon ai.<\/p>\n<p>Scherer e ka ndar\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn gjermane p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb sindikatave dhe m\u00ebnyr\u00ebn e ribashkimit pas vitit 1990, si dhe p\u00ebr procesin e ribashkimit pas vitit 2000.<\/p>\n<p>Delegacioni \u00ebsht\u00eb takuar edhe me deputetin e Parlamentit Gjerman, Z. Josip Juratovic me t\u00eb cili fol\u00ebn p\u00ebr rrug\u00ebn e shteteve t\u00eb Ballaknit Jug-lindor drejt integrimit europian. Z. Juratovic foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe transparenc\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb lider\u00ebt e shteteve q\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb BE n\u00eb pun\u00eb e tyre. Mir\u00ebpo, shtoi ai, \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb n\u00eb Ballkan q\u00eb nacionalizimi\u00a0t\u00eb p\u00ebrdoret nga lider\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e programit t\u00eb k\u00ebsaj vizite studimore ishte edhe nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebs n\u00eb Berlin. Aty pjes\u00ebmarr\u00ebsit jan\u00eb njoftuar p\u00ebr fillesat e dialogut social dhe sindikatave n\u00eb Gjermani. U diskutua edhe p\u00ebr sfidat e Gjermanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen n\u00eb mbulimin e pensioneve, p\u00ebr shkak t\u00eb natalitetit t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet. Ciceroni i k\u00ebsaj ministrie tha se shteti gjerman, p\u00ebrmes politikave sociale, \u00ebsht\u00eb duke u munduar t\u00eb nxis\u00eb natalitetin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i shmangen problemet n\u00eb 50 vitet e ardhshme, pasi pritet nj\u00eb r\u00ebnie e popullsis\u00eb prej 80 milion\u00eb n\u00eb vet\u00ebm 61 milion\u00eb n\u00eb vitin 2060.<\/p>\n<p>Vizita dha rezultate shum\u00eb pozitive dhe Projekti do t\u00eb vijoj\u00eb me organizimin e aktiviteteve t\u00eb ngjashme, t\u00eb fokusuara n\u00eb shk\u00ebmbimin e eksperiencave, p\u00ebrfshi edhe nj\u00eb vizit\u00eb tjet\u00ebr studimore n\u00eb Holland\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Ekonomiko Social, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb marrin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb k\u00ebtij K\u00ebshilli dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebq\u00ebnies Sociale.\t\t<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit P\u00ebrkhraje Partner\u00ebve Social &#8211; t\u00eb financuar nga BE-ja e implementuar\u00a0nga Iniciativa Kosovare p\u00ebr Stabilitet, n\u00eb partneritet me Friedrich Ebert Stiftung, Sindikat\u00ebn e Pavarur t\u00eb Energjetik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Sindikat\u00ebn e Pavarur t\u00eb Metalist\u00ebve\u00a0 t\u00eb Kosov\u00ebs, Od\u00ebn Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Fundacio\u2019 Pau i Solidaritat dhe Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore &#8211; u realizua &hellip; <\/p>\n<p class=\"link-more\"><a href=\"https:\/\/iksweb.org\/en\/partneret-social-marrin-praktikat-gjermane-per-dialogim-vizita-studimore-e-projektit-pps-ne-berlin\/\" class=\"more-link\">Continue reading<span class=\"screen-reader-text\"> &#8220;Partner\u00ebt Social Marrin Praktikat Gjermane P\u00ebr Dialogim &#8211; Vizita Studimore e Projektit PPS N\u00eb Berlin&#8221;<\/span><\/a><\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9,10],"tags":[],"class_list":["post-2181","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajmekategori","category-lajmemedia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/iksweb.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/iksweb.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/iksweb.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/iksweb.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/iksweb.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2181"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/iksweb.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2181\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/iksweb.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/iksweb.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/iksweb.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}