Vizionet Utopike

Vizionet utopike: Dështimet e qeverisjes në kryeqytetin e Kosovës.

Tensioni i lartë politik që është duke i përcjellë negociatat për status final, lehtë mund ta mjegullojë prezencën e një sfide të madhe që e pret Kosovën pas zgjidhjes së statusit. Për më se gjysmë shekulli, Kosova ka ngecur pas Evropës si në aspektin social ashtu dhe në atë ekonomik. Vendimi mbi statusin, si i vetëm, nuk do ta ndryshojë këtë trend. Për një ndryshim të tillë, duhet ndërmarrë ndërrime fundamentale në mënyrën se si qeveriset
Kosova. 

Si kryeqytet i Kosovës, Prishtina do të duhej ta udhëhiqte këtë proces të revitalizimit duke i parashtruar kriteret e qeverisjes efektive demokratike. Prishtina është komuna më e pasur e Kosovës, qendra e të gjitha institucioneve të saja të qeverisjes dhe baza e një numri të madh të institucioneve ndërkombëtare. Por megjithatë, Prishtina nuk ofron një shembull të mirë të qeverisjes për komunat e tjera. 

Ndërtimet ilegale nuk kanë të ndalur. Ndërtesat ndërtohen pa i marrë parasysh standardet e sigurisë, ndërsa vendbanimet e paplanifikuara dhe zgjerimet komerciale e ngarkojnë infrastrukturën ekzistuese. Qendra historike e qytetit është ngulfatur nga ndërtimet e reja të larta. Ndërtesat e futura në listën e trashëgimisë së mbrojtur kulturore janë lënë pas dore, ku disa prej tyre edhe janë shkatërruar plotësisht.

Klikoni për raportin e plotë: Vizionet Utopis

Projekti: Një e Ardhme për të Kaluarën e Prishtinës

Historia e pasur e Prishtinës, që shtrihet mbi disa mijëra vjetë, është këtu për tu zbuluar. Si kyeqytet i Kosovës së re, Prishtina meriton që e kaluara e saj shumë shtresore dhe ngacmuese të bëhet e dukshme përsëri. Ekzistojnë shumë tregime për tu thënë dhe shumë sekrete për tu zbuluar që do të ndihmonin në dhënien e identitetit të përshtatshëm për një kryeqytet modern Evropian, Prishtinës dhe qytetarëve të saj.
Ekziston një konsensus i përgjithshëm se trashëgimia kulturore e Prishtinës është neglizhuar dhe është e panjohur për publikun e gjerë. Luftërat, dekadat e shkatërrimit të planifikuar gjatë komunizmit, zhvendosja e pjesëve të mëdha të popullatës si dhe dështimi në kontrollimin e shkatërrimit ilegal dhe demolimeve te paramenduara që nga 1999, e kanë lënë qytetin vetëm me disa shembuj të ‘trashëgimisë kulturore të mbrojtur.’

IKS-i dhe ESI janë duke bërë hulumtime mbi çështjen socio-ekonomike të Prishtinës, duke punuar në bashkëpunim me Austrian Erste Bank Privatstiftung si pjesë më e gjerë e projektit Ekonomia e re gjeografike e Ballkanit. Gjatë kësaj pune, analistët e IKS-it dhe ESI-t kanë takuar përpilues të politikave publike, biznesmenë, studentë dhe zyrtarë komunal, me qëllim të zbulimit të trendeve zhvillimore dhe të studimit të hollësishëm të çështjeve të trashëgimisë kulturore, zhvillimit ekonomik dhe planifikimit urban të Prishtinës.