Sistemi i Rindërtimit të Integritetit Kombëtar (RNIS) është një metodologji e zhvilluar nga TIRI për të vlerësuar performancën e institucioneve dhe iniciativave për reforma në vendet e pas luftës, ngase ato e rindërtojnë shtetin dhe ecin drejt demokratizimit. RNIS-i i Kosovës ofron një studim sistematik të kontekstit institucional të Kosovës së pasluftës, duke shqyrtuar mënyrat komplekse në të cilat vendosja ligjore, marrëdhëniet e pushtetit dhe korrupsioni kanë ndikuar në zhvillimin e institucioneve vendimtare.
Gjatë viteve 2005 dhe 2006, IKS ka bërë një studim të transparencës dhe llogaridhënies në dhënien e ndihmave dhe hartimin e politikave në rindërtimin e pas-luftës në Kosovë. Studimi është bërë në bashkëpunim me Tiri, një OJQ me bazë në Londër e cila merret me reformat strategjike për integrim, si pjesë e Network for Integrity in Reconstruction (NIR) – një grup i OJQ-ve i përbërë prej tetë vendeve të pas-luftës.
IKS ka bërë tri punime si pjesë e këtij projekti; analizimi i pjesëmarrjes së donacioneve në Kosovën e pas-luftës, efikasiteti dhe integriteti i institucioneve lokale të Kosovës, dhe mësimet pozitive të cilat mund të mësohen nga procesi i rikonstruktimit.