Engjellushe Morina, Drejtoresha Ekzekutive e IKS-it mori pjesë në seminarin e organizuar nga ESI mbi temën “Evropa Komunikuese: Perspektiva Suedeze mbi zgjerimin e BE-së.” Ky seminar kryesisht shqyrtoi natyrën dhe dinamikën e debatit për zgjerimin e BE-së gjatë periudhës së Presidencës Suedeze në BE-së duke filluar nga data 1 Korrik. Në seminar u diskutua edhe për opinionet midis politikë-bërësve, politikanëve, grupeve të interesit, instituteve hulumtuese, akademisë, medias dhe opinionit publik në Suedi. Përfaqësuesit nga qeveria Suedeze, partitë politike dhe komunitetit të biznesit na informuan rreth debateve politike të Suedisë dhe morën pjesë në diskutime të sinqerta dhe joformale. Çështjet kryesore që u ngritën ishin: Cilat janë qëndrimet e Suedisë për një zgjerim të ardhshëm; Cilat janë vizionet konkurruese për të ardhmen e Evropës sipas elitës politike Suedeze; Kush janë lojtarët-politik kyç dhe formuesit e opinionit; Cili është roli i partisë më të madhe, opozitës, instituteve partiake, instituteve hulumtuese dhe mediave; Cilat janë shqetësimet më të mëdha të politikë bërësve suedezë kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit ishin përfaqësues të qeverisë, të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Ballkanit Perëndimor.