Engjellushe Morina, analiste e IKS-it udhëtoi në Helsinki për të vijuar seminarin e Navigatorëve Ndër-kulturorë të organizuar nga Këshilli Britanik si një nga të diplomuarit me shkollim Chevening. Derisa ishte atje Engjellushe kishte takime brifingu lidhur me aktivitetetet e IKS-it. Ajo u takua me zyrtarët e lartë në njësinë e Ballkanit Perëndimor, Departmenti për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës. Engjëllushe poashtu u takua me Nën Presidentin e Grupit Konsultues Finlandez.
Mitrovica: Dy Realitete, Një Qytet
Në ballafaqimin politik mes Prishtinës e Beogradit se kush e kontrollon dhe qeveris Kosovën në veri të lumit Ibër, qytetarët e Mitrovicës harrohen lehtë. Deri më sot debate mbi Mitrovicën është përqendruar në çdo gjë përveç se në nevojat dhe brengat e përditshme të qytetarëve. Shumë pak dihet për nevojat e përditshme të njerëzve atje dhe sesi realitetet në veri dhe jug të lumit Ibër dallojnë dhe përngjajnë.
Për këtë arsye IKS-i ka marrë përsipër të identifikojë ‘realitetin’ në terren nëpërmjet analizave skenuese. Ekzistojnë shumë nevoja të përbashkëta që mund të shërbejnë si bazë për një lloj tjetër dialogu mes dy komuniteteve – një dialog që bashkon e jo ndarës.
Këto gjashtë analiza të politikave mëtojnë të kontribuojnë pikërisht në këtë lloj debati. Çfarë ka demaskuar hulumtimi është se këto gjashtë lëmi prekin pa dallim jetët e njerëzve. Në Mitrovicë të diplomuarit nga universiteti si ndeshen me papunësi dhe pakënaqësi, ikin nga qyteti. Shqiptarët ikin në Prishtinë në kërkim të një pune dhe një jete më të mirë, ndërsa serbët, po për të njëjtat arsye, ikin për Serbi. Në cilindo rast, Mitrovica po braktiset nga njerëzit që pretendojnë se janë të gatshëm ta mbrojnë atë me jetën e tyre.
Si duket, armiku më i madh i Mitrovicës nuk është ndarja etnike por papunësia, varfëria, mungesa e perspektivës ekonomike dhe shërbimet e varfëra publike, mes të tjerash. Të gjitha këto së bashku e bëjnë jetën të padurueshme në këtë qytet, dikur më i industrializuari në Kosovë.
Klikoni për raportin e plotë: Mitrovica: Dy Realitete, Një Qytet
Projekti: Mitrovica: Dy Realitete, Një Qytet
Projekti “Mitrovica: Dy Realitete, Një Qytet” ka për qëllim që të sjellë hulumtim të orientuar nga politikat e nivelit poshtë-lartë për realitetet e tanishme në të dy komunitetet. Analizat e politikave do të mundohen të provokojnë debate të bazuara në fakte në mes të dy komuniteteve, në mes të politikanëve dhe shoqërisë civile, mediave dhe publikut, në nivelin qendror dhe në komunitetin ndërkombëtar. Ky projekt ka përfunduar me 17 dhjetor 2009.
Prof. Alina Mungiu-Pippidi Viziton Kosovën
Alina Mungiu-Pippidi, profesoreshë e studimeve demokratike në shkollën Hertie të Qeverisjes në Berlin, vizitoi Kosovën në 7-8 qershor për hulumtim mbi konfliktet rreth botës. Prof. Mungiu-Pippidi është aktualisht duke shkruar një libër mbi Dështimet e Civilizimeve. Analisti i IKS-së Engjellushe Morina iu bashkua Prof. Mungiu-Pippidi në turneun e saj përreth Kosovës dhe vizitoi vende sikur Gazimestani, Graçanicë, Rahovec, Krusha e Madhe, Prizren, Decan, Mitrovica dhe tjerët.
Publikimi i Raportit “Kush Është Shefi?”
“Kush është Shefi?” ishte titulli i punimit diskutues i cili u prezantua dhe u publikua nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet në konferencën “Misioni Ndërkombëtar – Lehtësim apo Barrë për Kosovën,” e organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme. Të ftuar në panelin diskutues ishin: drejtoresha e IKS-it, Engjellushe Morina, anëtarja e bordit të IKS-it, Verena Knaus, shefi i ICO-së Pieter Feith, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi dhe ish kryeministri i Kosovës dhe kryetar i PSD-së, Agim Çeku.