Nga tryeza e rrumbullaket me temë: Analiza e draftit të parë të politikës së Ministrisë së Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Zhvillimit Rural “Revitalizimi i sektorit të pemtarisë, perimtarisë dhe shtallave”.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues nga Institucionet qeveritare dhe nga shoqëria civile.
Në këtë takim u konkludua që:
- Draft politika”Revitalizimi i sektorit të pemtarisë, permitarisë dhe shtallave” të risktruktuorhet dhe pëson disa ndryshime, para se të dërgohet te Ministria e punës dhe mirëqenjes sociale dhe Ministria e tregëtisë dhe industrisë. Po ashtu draft dokumenti i përpunuar do të dërgohet te pjesëmarësit e punëtorisë së radhës deri me datën 19 Nëntor 2013.
- Që me datë 25-26 dhe 27 Nëntor të organizohet punëtoria e dytë në kuadër të projektit përmirësimi i analizës së politikës në tri Ministritë e linjës.
Politikëbërja është në zemër të aktiviteteve qeveritare kudo. Qeveria e Kosovës synon ngritjen e kapaciteteve të veta në planifikimin dhe analizën e politikave, gjë që do të ketë ndikim kualitativ në qeverisje dhe legjislacion të ri. Përmirësimi i profesionalitetit në politikëbërje, të kuptuarit e problemeve dhe aplikimi i praktikave të mira është sfidë edhe për vendet me traditë të gjatë demokratike. Qëllimi kryesor i këtij projekti është të ndihmojë institucionet e Republikës së Kosovës të avancojë kapacitetet e veta formulim dhe implementim politikash të bazuar në fakte dhe analiza në mënyrë që të rrisë performancën e vet në procese të rëndësishme, përfshi këtu integrimin në BE. Kjo arritje pritet të ndikojë në rritjen e besimit të qytetarëve në iniciativat qeveritare.