Më datë 18 shkurt 2016, Iniciative Kosovare për Stabilitet organizoi një debat mbi procesin e plotësim-ndryshimit të Ligjit të Punës në Kosovë dhe efektet e këtij ndryshimi në zhvillimin e dialogut social. Debati kishte për qëllim gjithashtu të shtjellonte rolin e hisedarëve kryesor të këtij sektori, si është edhe Këshilli Ekonomik Social, në zbatimin e këtij ligji dhe të Kontratës Kolektive.
Në panel ishin të pranishëm Z. Arban Abrashi, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Haxhi Arifi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, Z. Petrit Balija nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Z. Kushtrim Shaipi, konsulent i Iniciativës Kosovare për Stabilitet.
Paneli ishte i hapur për pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit.
Debati u organizua në kuadër të projektit “Përkrahje Partnerëve Social” dhe u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë.