Udhëzuesi për Procesin e Hartimit të Politikave dhe Legjislacionit në Qeverinë e Republikës së Kosovës

Hartimi i politikave por edhe njohja e pamjaftueshme e rëndësisë së saj janë një sfidë edhe për shtetet me traditë të gjatë demokratike. Urgjencat dhe sfidat ad-hoc me të cilat ballafaqohen qeveritë, bëjnë që ministritë shpesh të hartojnë legjislacionin pa analiza të mjaftueshme. Duke marrë parasysh që në Kosovë, ashtu si dhe në të gjitha demokracitë parlamentare evropiane, pjesa më e madhe e ligjeve të miratuara buron nga Qeveria, ky Udhëzues fokusohet vetëm në punën përgatitore për projektligjet që përgatiten dhe i paraqiten Kuvendit nga Qeveria.

Qëllimi i Udhëzuesit është të mundësojë, që ekspertët dhe zyrtarët e përfshirë në procesin e përpilimit  të politikave dhe hartimit të legjislacionit, të njohin sa më mirë rregullat dhe procedurat e hartimit të legjislacionit dhe politikav në fuqi, si dhe të udhëzojë e të ndihmojë zyrtarët tanë gjatë procesit të hartimit, diskutimit dhe miratimit të legjislacionit.

Ky udhëzues është përgatitur duke u bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore themelore, të cilat janë në fuqi, si dhe në udhëzues dhe doracakë të ndryshëm të ndërlidhur me këtë proces.

Ne shpresojmë se udhëzuesi, i përpiluar me financimin e Qeverisë Britaneze dhe në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Kryeministrit, gjatë periudhes 2013-2014, do të kontribojë në përmirësimin dhe ruajtjen e cilësisë së lartë të legjislacionit në Republikën e Kosovës, sidomos në kuadër të detyrimeve që vendi ka në procesin e para-aderimit në Bashkimin Evropian (BE).

Klikoni për raportin e plotë: Udhëzuesi për Procesin e Hartimit të Politikave dhe Legjislacionit në Qeverinë e Republikës së Kosovës

Episodi i Rradhës Në Info Magazine

Të gjithë ju që nuk patët mundësi ta ndiqni debatin që u zhvillua mbrëmë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku u  diskutua mbi politikat pensionale, veçanërisht rritjen e pensioneve nga ana e Qeverisë, ju ftojmë ta lexoni përmbledhjen e emisionit.

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS dhe FES

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun e emisionit:

http://klankosova.tv/mospajtime-e-kundershti-rreth-skemes-se-re-pensionale/