Letër e Hapur e Organizatave të Shoqërisë Civile Drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës Për Anulimin E Reformave Pensionale

I nderuari Kryeministër Mustafa,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Pas shtatëmbëdhjetë viteve të përfundimit të luftës, dhe 8 viteve pas shpalljes së Pavarësisë, Ju, jo vetëm që nuk arritët të ndërtoni një sistem efikas të mbrojtjes bazike sociale, por keni nisur iniciativa politike të cilat drejtpërdrejtë rrezikojnë dinjitetin nëse jo edhe ekzistencën fizike të qytetarëve tuaj, e sidomos të atyre të moshës së shtyer.
Iniciativa për reformimin e sistemit të pensionit bazë, e cila u mohon një të drejtë që qytetarët e Kosovës e kanë pasur deri më sot, e që është e drejta në pension pleqërie, me qëllim që mjetet e kursyera të përdoren për qëllime jo-transparente për ne, përbën përkeqësim dhe rrezikim të jetës së mbi 100,000 qytetarëve të Kosovës mbi 65 vjeç. Për më tepër, kjo politikë është edhe anti-kushtetuese.
Së fundmi keni propozuar ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale. Ky ligj, që mund të konsiderohet i kontrabanduar në kuvend, ka kaluar në leximin e parë dhe së shpejti mund të shkojë për votimin përfundimtar. Ndryshimet e propozuara, janë këto:
– rritja e tavanit të investimit të mjeteve të Fondit në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që rezikon paratë tona;
– ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes se bordit menaxhues te Fondit të kursimeve (që përfshin në Komision përzgjedhës Guvernatori e BQK-së, Ministrin e Financave dhe Auditorin e përgjithshëm), gjë që përbën konflikt të rëndë interesi, posaqërisht sepse guvernatori i BQK-së, ka autoritet mbikëqyrës mbi institucionet financiare përfshi këtu edhe Trustin, përderisa konflikti te përfshirja e Ministrit të Financave qëndron në faktin se Fondi blen letra me vlerë të lëshuara nga kjo ministri, dhe
– sigurimi i qasjes tuaj në paratë e menaxhuara nga Trusti, pas pretendimit tuaj që këto para, nuk kanë kontribues të njohur. Ndryshimi i ligjit ua lejon që këto para, pas 6 viteve të mbetura “pa pronar” mund të kalojnë në pronësi të Qeverisë. Nëse Trusti nuk e di se për cilin kontributdhënës janë paguar ato para, Trusti e di mire se nga cila xhirrollogari janë pranuar të njejtat, gjë që e bën të lehtë identifikimin e pronarit të atyre mjeteve. Opsioni i fundit që mund të mirret parasysh është përvetësimi i parave personale të fituara me punë.

Duke ju referuar këtyre argumenteve ju rekomandojmë që:
– urgjent të anuloni këto iniciativa,
– që Trusti urgjent të mirret me rregullimin e problemit në sistemin e kontributeve pensionale.

Organizatat përkrahëse:

1. Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut (YAHR)
2. Asociacioni për Shoqëri Civile në Mitrovice
3. Besa Shahini – Analiste e pavarur
4. Community Building Mitrovica – (CBM)
5. Fondacioni Lumbardhi
6. Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS
7. Horizonti 21
8. Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS
9. Integra
10. Instituti i Prishtinës për Studime Politike –
11. Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED
12. Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës (KGVK)
13. Konsumatori
14. Lëvizja për Bashkim dhe Progres
15. Lens
16. Organizata për Mbrojtjen e Popullatës ndaj Ndikimeve të Mjedisit (OPNM)
17. OJQ Zana
18. OJQ ASTRA
19. Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
20. Peer Educators Network (PEN)
21. Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC/QKBN)
22. Qendra për zhvillimin e komunitetit dhe biznesit (CBDC)
23. Qendra psiko-sociale “Shtepia e Shokeve”
24. Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale (STRAS)
25. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)
26. Qendra Kosovare per Studime Gjinore (QKSGJ)
27. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK)
28. Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor
29. Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA
30. Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës ” Nëna Terezë” Prishtinë”
31. Shoqata e të Verbërve të Kosovës (SHVK)
32. Udruzenje Bosnjaka “Oaza”
33. VISION 02 – Istog
34. Youth Ecological Zone – EcoZ,

Kujt po ia Len Qeveria e Kosovës Barrën e Pensionistëve

Një raport në përpilim e sipër i Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS), gjen se të moshuarit, përballen me shkallë të lartë të varfërisë dhe me mungesë të një trajtimi adekuat social dhe si pasojë detyrohet të bëjnë jetë jo-dinjitoze. Sipas të gjeturave , mbi 69 për qind e pensionistëve thonë që janë kryekëput barrë e familjes kur është fjala për mbulimin e këtyre shpenzimeve.Për më shumë informacione lidhur me pensionistët, Fondin Pensional lexojeni artikullin e shkruar nga drejtoresha ekzekutive e IKS, Florina Duli.

http://koha.net/?id=31&o=1461

Minimum Wage Study

The purpose of this study is to assess the methodologies and practices that are used to set minimum wages and the indicators that need to be taken into account, with the aim of informing the process and dialogue between stakeholders in Kosovo on setting the minimum wage. In no way does this study aim to recommend a certain level or method of setting the minimum wage, as this can only be a product of dialogue between stakeholders. The main aim is to illustrate key considerations to have in mind while going forward on a decision on the methodology, and to highlight the overall policy and socio-economic implications of any policy changes in the context of Kosovo.

Click here to read the full report: Minimum Wage Study

Don't Fix what Ain't Broke; Policy Brief Options for Kosovo Reform of Pensions Systems in Transition Countries

The paper aims to present the challenges as well as the weaknesses and shortcomings that characterize the pension systems in transition countries. Its objective is to introduce a number of policy options to the Ministry of Labor and Social Welfare and the Government of Kosovo regarding the reform of the pension system, in order to improve services and care capacities for the needs of the elderly.

Click here to read the full report: Don't Fix What Ain't Broke

 

Don't Fix What Ain't Broke II: Position Paper on Pensions in Kosovo

In April / May 2016, the Ministry of Labor and Social Welfare took the initiative to amend law LAW no. 04 / L-131 on State Funded Pension Schemes. The drafting of the concept paper seeks to demonstrate the need for policy changes and analysis of options to address the controversial objectives that have not been properly addressed by the parties involved. This paper analyzes the changes and provides recommendations.

Click here to read the full report: Don't Fix What Ain't Broke

Sfidat e Dialogut Social në Vend

Mbrëmë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka folur për Sfidat e Dialogut Social në vend, skemën e re pensionale, shtimin e buxhetit për veteran si dhe ligjin  e ri për lehoninë.

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS dhe FES.

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun e emisionit:

https://www.youtube.com/watch?v=1LMIcy2Wtpk

Katër Raporte Studimi të Rasteve të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Korrupsioni besohet të jetë një nga instrumentet kryesore të përvetësuara nga grupet e organizuara të krimit për të shmangur zbulimin dhe penguar përpjekjet kundër trafikimit. Megjithëse përdorimi i korrupsionit është përmendur shpesh në ndërlidhje me trafikimin njerëzor, pak studime kanë hulumtuar në mënyrë empirike faktorët dhe mekanizmat prapa kësaj ndërlidhje. Këto katër raporte ofrojnë një këndvështrim të ri të kësaj fushe pak të hulumtuar, të mbështetura në studimet e kryera në Bullgari, Kroaci dhe Kosovë.

Për të lexuar raportin, klikoni këtu – Four case study reports on corruption and organised crime

Korrupsioni dhe Trafikimi i Grave. Rasti i Kosovës.

Ky raport përmbledh të gjeturat e hulumtimit dhe trendët kryesore të trafikimit të njerëzve, si dhe mundësinë e lidhshmërisë së tij me korrupsionin në Kosovë. Hulumtimi ka dy qëllime kryesore: të shqyrtoj  lidhjet mes korrupiosnit dhe trafikimit të grave, si dhe të identifikoj pasojat dhe ndikimin e korrupsionit te viktimave të trafikimit. Për qëllim të këtij studimi, janë analizuar materialet dhe janë zhvilluar intervista ballë për ballë me informacione kyçe.

Të dhënat zyrtare dhe informatat e ofruara nga të anketuarit dëshmojnë për një tendencë në rënie të trafikimit brenda Kosovës. Pa dyshim, trafikimi i qenieve njerëzore mbetet një problem pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të adresuar çështje.  Shumica e rasteve të trafikimit kanë qenë të lidhura me shfrytëzimin seksual, në këtë aspekt vëmendja më e madhe e qeverisë ka qenë e përqendruar në identifikimin e formave tjera të trakfikimit, veçanërisht ato të lidhura me punën e fëmijëve në rrugë.

Duke u mbështetur në të gjeturat, ky raport ofron një numër rekomandimesh për të fuqizuar dhe zbatuar masat kundër trafikimit, përfshirë këtu; fuqizim të thuktë të legjislacionit, veçanërisht dispozitave kundër trafikimit të Kodit Penal, zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve relevante që trajtojnë rastet e trafikimit; Ofrimin e shërbimeve psiko-sociale dhe strehim në qendrat rajonale për mbështetjen e viktimave të trafikimit dhe dhunës familjare.

Për të lexuar raportin, klikoni këtu – Corruption and trafficking in women. The case of Kosovo.

Raport Analitik i të Gjeturave nga Intervistat: Korrupsioni dhe Trafikimi i Grave

Korrupsioni besohet të jetë një nga instrumentet kryesore të përvetësuara nga grupet e organizuara të krimit për të shmangur zbulimin dhe penguar përpjekjet kundër trafikimit. Megjithëse përdorimi i korrupsionit është përmendur shpesh në ndërlidhje me trafikimin njerëzor, pak studime kanë hulumtuar në mënyrë empirike faktorët dhe mekanizmat prapa kësaj ndërlidhje. Këto katër raporte ofrojnë një këndvështrim të ri të kësaj fushe pak të hulumtuar, të mbështetura në studimet e kryera në Bullgari, Kroaci dhe Kosovë, si pjesë e projektit ANTICORRP financuar nga programi FP7 i Komisionit Evropian. Studimi hulumton aspektet kyçe të ndërlidhura mes trafikimit të qenieve njerëzore dhe korrupsionit, me theks të veçantë rolin që ka korrupsioni në shmangien e ndjekjes penale, për të penguar hetimet dhe trajtimet gjyqësore, – nëse këto përpjekje dështojnë, të paktën të minimizohen dënimet. Gjetjet e hulumtimit hedhin dritë mbi aspektet kyçe përcjellëse mes korrupsionit dhe trafikut. 1) kanalit më të spikatur të korrupsionit dhe aktorëve të përfshirë në mbrojtjen e krimit të organizuar nga ndjekja penale; 2) korrupsionin e grupeve kriminale; 3) faktorët kryesorë që lehtësojnë shfaqjen e skemave të korrupsionit (legjislativ, faktorët ekonomiko-social, lidhja mes kriminelëve dhe menaxherëve të kompanive legale, trashëgimtarëve të pasurive të fituara nga krimi, etj.). Po ashtu adresohen dhe ofrohen rekomandime për trajtimin e problemit që ka ndikimi i korrupsionit dhe trafikimit ndaj viktimave. Metodologjia e hulumtimit përmban analizë e raporteve të mediave, rasteve gjyqësore dhe janë zhvilluar intervista gjysmë të strukturuara me punonjës të OJQ-ve që janë marrë me këtë fushë, zyrtar për zbatim të ligjit dhe prokurorë.

Për të lexuar raportin, klikoni këtu – Analytical report of interview findings: Corruption and trafficking in women