Magazina Zgjedhore – Abdullah Hoti

Më qëllim që tema e politikave sociale dhe përfshirja sociale në programet zgjedhore të partive politike për zgjedhjet e parakohshme të marrin vëmendjen e duhur dhe një ballafaqimi sa më përmbajtjesor rreth kësaj teme, Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacioni Friedrich Ebert (FES) po mbështesin emisionin Magazina Zgjedhore në televizionin TV Klan, të moderuar nga gazetari Kushtrim B. Sadiku.

Më poshtë emisioni me të nominuarin për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, z. Abdullah Hoti.

https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1562607340451121/?fref=mentions 

Paralajmërimi për Rritje të Pagave Vazhdimësi e Politikave Paraelektorale?

Mundësia e rritjes së pagave për shërbyesit civil në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, ishte tema e radhës në kuadër të ciklit të debatit për dialogun social. Mysafirë të ftuar në debat ishin: Blerim Syla, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë, Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës si dhe Ibrahim Rexhepi, njohës i fushës së ekonomisë.

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, shprehu dyshimin e tij rreth seriozitetit të lajmit për rritjen e pagave në sektorët e cekur.

“Ky nuk është vendim por vetëm një paralajmërim për rritje pagash, të cilin më shumë e mendoj si një premtim paraelektoral”, u shpreh Syla.

Syla tha se Ligji për Pagat është shumë më i rëndësishëm se propozimi i kryeminsitrit Mustafa për rritje të pagave.

“Paga minimale reflekton në të gjitha standardet tjera, të ne më i rëndësishëm është Ligji i Pagave sesa rritja e pagave. Është koha të mos mashtrohemi më me këto lloje të rritjes së  pagave”, shtoi Syla.

Ai paralajmëroi se  Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës – FSSHK, më datë 17 maj, do të mbajë protesta para objektit të Qeverisë së Kosovës me kërkesën për shfuqizimin e plotë të ligjit për paga, ligj ky i cili sipas federatës është diskriminues për punëtorët shëndetësorë.

Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, ka thënë se në rast se nuk realizohet paralajmërimi për rritje të pagave nga kryeministri Mustafa, do të ketë pasoja.

Njohësi i fushës së ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, parashikoi se edhe nëse realizohet premtimi për rritje të pagave, rritja nuk do të jetë e madhe.

“Përderisa nuk funksionon Ligji atëherë do të ketë nëpërkëmbje të punëtorit me fajin e drejtpërdrejt të Qeverisë”, u shpreh Rexhepi. Ai, gjithashtu vuri në pah ngecjet që, sipas tij, ka pasur sektori privat.

“Presioni është shumë i madh pasi sektori privat ka ngecur në rritjen e pagave. Në këtë sektor, ka probleme të dukshme me paga, do të ketë ikje të punëtorëve”, u shpreh Rexhepi.

Cikli i debateve për dialogun social realizohet në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacionin Friedrich Ebert (FES).

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=4d5iGyyhd7M

Rritja e Pagave Kusht për Ndërprerjen e Grevës

Rritja e pagave për 15 për qind si dhe kushtet më të mira në punë janë dy prej kërkesave të punonjësve shëndetësorë. Kështu u shpreh të premten në emisionin Info Magazine të TV Klan Kosova, Sabri Cakaj, nga Sindikata e Shëndetësisë. Sipas tij,  pavarësisht që këto kërkesa janë tejet të thjeshta, ato nuk po plotësohen nga ministria.

“Gjendja në shëndetësinë kosovare është katastrofale. Pas konsultimeve kemi vendosur që pakënaqësitë tona t’i kanalizojmë përmes protestave. Kërkesat tona fillimisht kanë qenë më të zgjeruara, por në takim me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, në parim jemi marrë vesh që Ligji për Sigurime Shëndetësore, për paga dhe premiume të mos jenë imediate” u shpreh Cakaj.

Cakaj, më tej paralajmëroi se nëse nuk realizohen kërkesat e punëtorëve shëndetësorë greva do të vazhdoj edhe ditëve në vijim.

Konstatimet e tij nuk gjeten përkrahje nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku. Ai tha se realizimi i kërkesave të mjekëve arrihet përmes bashkëpunimit e jo kërcënimit me grevë.

“Sindikata ka tash vetëm një kërkesë: rritjen e pagave. Ne duam që të rriten fondet për shëndetësinë. Që të përmirësohen shërbimet, por edhe të rriten pagesat për punëtorë, sipas performancës në punë. Po ashtu synojmë licencimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët akoma punojnë me ‘licenca politike. Ne presim që edhe  ky proces duhet të kryhet deri në qershor”

Kështu që nuk ka arsye për grevë, deklaroi  z. Sadiku, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Dialogu social realizohet në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacionin Friedrich Ebert (FES).

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=l4kjVOIeqAM

Sektori Privat, Mendohet të Jetë Shkelësi më i Madh i të Drejtave të Punëtorëve

Tema e radhës në kuadër të ciklit të debatit për dialogun social ju dedikua Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Majit. Të ftuarit për diskutim në emisionin Info Magazine ishin: Jusuf Azemi, kryetar i SPEVZ të Kosovës, Xhevahire Izmaku, deputete e PDK-së si dhe Zgjim Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.

Jusuf Azemi, kryetar i SPEVZ të Kosovës, u shpreh i zhgënjyer më përkushtimin e institucioneve në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Ai tha se në Kosovë gjendja e punëtorëve është e mjerueshme.

“Sot kemi qenë dinjitoz, ndonëse organet tona nuk e meritojnë dinjitetin tonë. As parlamenti, as institucionet nuk e çajnë kokën. Detyrë e jona është që problemet që i kemi t’i çojmë në nivelin e duhur. Si sindikatë e kemi kryer këtë. Qeveria, parlamenti dhe të gjitha institucionet janë të informuara me gjendjen e rëndë të punëtorëve. Prej janarit 2016 kemi gjithsej 18 raste të vdekjeve në vendin e punës”, u shpreh më tej z. Azemi.

Gjatë debatit, z.Azemi, ka renditur edhe disa nga arsyet që po i shtyjnë sindikatat për të protestuar.

“Kërkesat kanë qenë: paga minimale e barabartë me rajonin; të paguhet stazhi i punës në sektorin privat si në atë publik; zbritja e stazhit të punës tek punëtoret, sepse qeveria e Kosovës dhe organet gjegjëse s’janë të gatshme t’i mbikëqyrin të gjitha kompanitë private”

Ai përmendi edhe gjendjen e pensionistëve që kanë punuar më shumë se 15 vjet, por që punëdhënësi nuk ua ka paguar kontributet. Më tej, z. Azemi, kërkoi që të formohet Gjykata e Punës.

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, si problem përmendi sektorin privat si shkelësin kryesor të të drejtave të punëtorëve.

Izmaku tha se duhet një unifikim më i madh i sindikatave.

“Ne, si institucione, kemi nevojë që të punojmë shumë më shumë. Ne kemi kompani që fitojnë me miliona, por kur është në pyetje të shpërblejnë një punëtorë hezitojnë”, deklaroi Izmaku.

Zgjim Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje duke folur për protestën e 1 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka thënë se Vetëvendosje ka organizuar peticione kundër privatizimit të Trepçës, Kek-ut, Postës ku kanë mbledhur shumë nënshkrime.

“Kam qenë pjesë e të gjithë aktiviteteve dhe protestave në shesh në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, që ishin gjithsej tri”,  ka thënë Hyseni.

Cikli i debateve për dialogun social realizohet në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacionin Friedrich Ebert (FES).

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=tP0iriAH4Zk

Embassy of Sweden

Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) është duke mbështetur IKS-in dhe është mbështetësi kryesor që nga viti 2015. Sida është agjenci qeveritare që punon në emër të parlamentit dhe qeverisë suedeze, me misionin kyç për ta ulur varfërinë në botë. Përmes punës sonë dhe në baskpunim me partnerët e tjerë, ne përpiqemi për të kontribuar në zbatimin e Politikës Suedeze për Zhvillim Global (PGU).