Trashëgimia jo-materiale apo shpirtërore, si përfshirja e artit dhe muzikës, përbëjnë pasurinë më të madhe kolektive të një shoqërie. Me qëllim që të ndërgjegjësojmë publikun për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore, me theks të veçantë instrumentet autoktone, mbrëmë në emisionin Express në KTV, u diskutua për instrumentin e Okarinës.
Ky emision u realizua në kuadër të projektit “Promovimi dhe ndërgjegjësimi mbi Trashëgiminë Kulturore Jo-materiale në Kosovë“ që është pjesë e garantit të financuar nga “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”. Ky projekt implementohet nga UNDP-ja dhe finacohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP).
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni emisionin.