Sot, 14 organizata të shoqërisë civile nga e gjithë Kosova, kanë nënshkruar marrëveshje për grante që janë alokuar në kuadër të thirrjes së dytë për propozime të projektit”GrassRoots Action Support – GRAS”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/European Union Kosovo dhe zbatohet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS, Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office,
Organizatat përfituese të granteve do të zbatojnë projektet në fushat tematike:
– Qeverisja e mirë: Pjesëmarrja qytetare dhe përgjegjësia lokale,
– Drejtësia Sociale: Të drejtat socio-ekonomike dhe
– Kultura dhe trashëgimia kulturore në nivelin lokal.
Partnerëve të rinj, ju dëshirojmë suksese në realizimin e aktiviteteve!