Në kuadër të analizës së politikave ‘Politikat Ekonomike dhe ndikimi i tyre në stabilitetin social,’ IKS-i organizoi seminarin konsulativ. Autoritetet lokale dhe shoqëria civile e Komunës së Mitrovicës diskutuan situatën socio-ekonomike të qytetit me fokus të veçantë në zhvillim ekonomik, sektorin privat dhe privatizimin, si dhe pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje.
Panairi i OJQ-ve për Ditën e Demokracisë
Me rastin e ditës së demokracisë, pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Adem Jashari”, në Prishtinë u organizua një panair i pothuajse të gjitha Organizatave Jo Qeveritare të Kosovës. Në këtë panair ishte pjesëmarrëse edhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS). Panairi i OJQ-ve u vizitua nga grupmosha të ndryshme të qytetarëve të Kosovës. Ky panair u shoqërua nga një program artistik dhe edukativ, me muzikë dhe me performanca nga artistë të ndryshëm.
Florina Duli Citohet në Gazetën “Trouw”
Në këtë artikull që flet mbi dështimin e misionit të BE-së në Kosovë, citohet Drejtoresha e IKS-it, Florina Duli.
Për ta lexuar artikullin, kliko ketu
IKS në Budapest – “Europe United, A Tool For Peace!”
Në fund të Marsit (27 Mars – 1 Prill 2011) JEF-Europe në bashkëpunim me JEF Hungarinë organizoi një seminar ndërkombëtar në Budapest.
Një grup prej 35 të rinjëve të motivuar nga e gjithë Europa përfshirë edhe Kosovën, debatuan për qështjet e Unionit Europian dhe në veqanti për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor.
Në këtë event IKS është përfaqësuar nga Milot Rexhepi.
Punëtoria: Politikat e Bashkimit Evropian për Migracionin/Azilin, Sigurimin e Kufijve, Mbrojtjen e të Dhënave
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të prezantohen dhe të analizohen në formë të detajuar tri kategori të kërkesave që ndërlidhen me këtë proces duke i krahasuar me sfidat dhe të arriturat në rajon. Për secilën kategori të kritereve që adresohet, ishin të ftuar ekspertë të shquar të institucioneve relevante të Bashkimit Evropian dhe të vendeve nga rajoni të cilat veç sa kanë kaluar nëpër këtë process. Kjo punëtori u mbajt në Villa “Belvedere” në Durrës, Shqipëri.
Vizitë Njëditore e Organizuar nga IKS
Në kuadër të projektit: Ruajtja dhe Restaurimi i tri objekteve kulturore në rajonin e Prizrenit, IKS ka organizuar një vizitë një-ditore për rreth 40 nxënës të etniciteteve të ndryshme të shkollave fillore e të mesme të Prishtinës në Prizren dhe në fshatin pitoresk të Bogoshevcit, rrëzë maleve të Sharrit. Ky grup i nxënësve ka vizituar shtëpinë e vjetër historike të Shehzades në qendër të Prizrenit, shtëpi kjo e cila pas restaurimit do të shndërrohet në muze etnologjik. Pastaj vizita e rradhës ishte në kishën e Shën Nikollës në Bogoshevc. Nxënësit kanë shprehur interesim të madh për këto dy objekte si dhe i kanë shprehu përshtypjet e tyre edhe para kamerës. Tregimet e tyre do të jenë pjesë e dokumentarit i cili është duke u punuar. Të mahnitur nga bukuria e këtyre objekteve dhe ambientit përreth, nxënësit shprehën kureshtjen për të mësuar më tepër rreth trashëgimisë kulturore të Kosovës. Pas këtij udhëtimi informues dhe të mrekullueshëm, IKS do të vazhdojë organizimin e vizitave të tjera në këto vende për t’i përcjellur punimet gjatë restaurimit.
IKS në Budapest
Arbër Gorani (Drejtor i Hulumtimeve i IKS-it) mori pjesë në ngjarjen për ngritjen e kapaciteteve “Përdorimi i informatave dhe të dhënave për një komunikim dhe avokim më të mirë.’ Kjo ngjarje u organizua nga Programi i Infromatave dhe Foundi për Think Tank nga 17 – 18 mars 2011, në Budapest (Hungari). Ky ishte një organizim shumë interesant për ndritje të kapaciteteve i ndërlidhur me: mbledhjen e të dhënave nga burimet qeveritare dhe përdorimin e tyre për veprim duke i vizuelizuar.
IKS në Bruksel për të Diskutuar Demokracinë në Ballkanin Perëndimor – 28 Shkurt – 3 Mars, 2011
Engjellushe Morina u ftua për të marrë pjesë në punëtorinë “Ndërtimi i Demokracisë në Ballkanin Perëndimor: qasje lartë-poshtë dhe poshtë-lartë”. Punëtoria e organizuar nga Qendra Evropiane për Politika dhe Instituti për Shoqëri të Hapur në Bruksel bënë bashkë ekspertë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga Institucionet e BE-së dhe Anëtarët e Parlamentit Evropian. Kjo ngjarje ishte një session i mbyllur ku dy panelë të njëpasnjëshëm u mbajtën. Paneli i parë diskutoi rolin e demokracisë parlamentare dhe paneli i dytë u morr me shoqërinë civile: statusin dhe performancën e saj si dhe rolin që shoqëria civile luan në konsolidimin demokratik dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Engjëllushja ishte pjesë e panelit të dytë së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile nga Bosnja dhe Kroacia si dhe anëtarin e Parlamentit Evropian Eduard Kukan dhe Andris Kesteris nga Komisioni Evropian.
Ndryshueshmëria e Trendeve Gratë Dhe Burrat – Shekullarizimi Dhe Religjioni
Florina Duli, drejtoreshë ekzekutive e IKS, gjatë moderimit të debatit “Ndryshueshmëria e trendëve gratë dhe burrat – shekullarizimi dhe religjioni” në Ambasadën Suedeze në Prishtinë.
Panelistë të tjerë në këtë debat të cilët diskutuan për rolin e fesë në identitetin e Kosovarëve ishin:
Vesë Kelmendi- Hulumtuese në KCSS
Besa Ismaili- Fakulteti i Studimeve Islame
Yll Rugova- Dizajner grafik në Trembelat
Arben Qirezi- Hulumtues për çështje sociale
IKS në Wilton Park për të Diskutuar Ekonomitë Politike të Shtet-Ndërtimit Pas Konfliktit – 17-19 Shkurt 2011
Engjëllushë Morina ishte e ftuar si një nga folësit të Konferencës Wilton Park “Pushteti Pas Paqes: ekonomia politike e shtet-ndërtimit pas konfliktit. Çfarë implikime kanë politikat?”. Qëllimi i konferencës ishte të vlerësonte ndikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për shtet-ndërtim në ekonomitë politike të shteteve të shkatërruara nga lufta, përfshirë këtu edhe lidhjen në mes strukturave joformale dhe formale ekonomike dhe politike në këto vende. Për të shqyrtuar këtë qëllim, konferenca u fokusua në katër tema të ndërlidhura dhe implikimet e tyre për politika: si dallojnë qasjet e ndryshme të shtetndërtimit të akterëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe se si këto qasje të ndryshme ndikojnë institucionet politike dhe ekonomike dhe dinamikën e vendeve të post-konfliktit; pse dhe në çfarë kushte kanë nxitur ose ri-nisur politikat shtetndërtuese dhunë; si është mënyra më e mirë për t’iu qasur strukturave jo-formale për të parandaluar destabilizimin e ambientit post-konfliktuoz por pa rrënjosur struktura të padrejta politike dhe deri në çfarë pikë janë elitat e luftës ose para-luftës të recikluara ose të fuqizuaa dhe si e ndikon kjo qëndrueshmërinë e përpjekjeve për ndërtimin e institucioneve. Engjëllushe ndau perspektivën Kosovare në panelin “Qasje garuese për shtetndërtim: implikimet për institucionet dhe dinamikat politike lokale”.