Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojë kapacitetet ekzistuese të OSHC-ve në Kosovë, për t’i ndihmuar atyre në përpjekjet për të përfaqësuar interesat e komunitetit, duke i ofruar mundësi për zhvillim të aftësive dhe mjetet e nevojshme për rrethanat e tyre specifike. Projekti kryesisht ka të bëjë me kuptimin e OSHC-ve për proceset e politikave, institucioneve dhe akterëve tjerë, ashtu që OSHC-të të angazhohen dhe bashkëpunojnë në mënyrë efektive me institucionet qeveritare, veçanërisht me atë në nivel lokal.
Një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti do të jetë ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile përmes një skeme grantesh, duke i ofruar atyre fondet e nevojshme për të kryer aktivitetet e tyre dhe për të ndikuar në vendimarrje publike përmes kontributit të tyre profesional dhe teknik, dhe monitorimin e finksionimit të institucioneve publike. Ngritje e kapaciteteve do të ofrohet edhe përmes trajnimit dhe mentorimit për të ndihmuar OSHC-të në zbatimin e aktiviteteve në lidhje me projektin në përgjithësi, dhe duke I ofruar mbështetje drejtuesve të organizatave për të udhëhequr ato në drejtimin e duhur.
Rezultatet kryesore të këtij projekti do të jenë: portretizimi i OJQ-ve me bazë në komunitet dhe vlerësimi i nevojave të tyre, ndihmë financiare përmes skemës së granteve për OJQ-të, dhe një platformë elektronike për të mbështetur OJQ-të në përpilimin e projekt propozimeve.
Projekti është i financuar nga BE-ja, implementohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet në bashkëpunim me LENS dhe FES Prishtina si partnerë implementues.