IKS-i ka publikuar një analizë të re të politikave e cila shqyrton mundësitë për zhvillim me bazë në zontë për komunën e Gjakovës, Udhës për n’BE.
Një dekadë pas luftës, qytetarët e Kosovës ende duhet t’i kthehen jetës ‘normale.’ Afërsisht 2,000 njerëz mbesin të zhdukur, papunësia shënon rreth 44 përqind, duke prekur kryesisht gratë dhe të rinjtë në Kosovë. Mundësitë e pakta të punësimit po kontribuojnë në emigrim, sidomos në ekonomitë rurale të goditura rëndë, ku ndërmarrjet e mëdha shoqërore ende nuk janë funksionalizuar. Ndër më të prekurat nga papunësia dhe emigrimi është komuna e Gjakovës, e cila dikur mburrej me numrin më të madh të punësuarve për kokë banori në të gjithë ish-Jugosllavinë. Momentalisht, gratë kryefamiljare luftojnë që të ushqejnë familjet e tyre dhe vetëm disa prej tyre kanë siguruar të drejta pronësore.
Ky dokument ekzaminon se cilat ndryshime të politikave do të mund të çonin në rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin njerëzor të bazuar në zonë në Gjakovë, duke e përdorur qasjen e mbështetur në të drejtat e njeriut dhe shikuar Brenda kornizës së anëtarisimi eventual të Kosovës në BE.