Në kuadër të projektit “Përkrahja e Partnerëve Social”, po mbahet punëtoria për konsultimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Punës. Konsultimet po bëhen drejtpërdrejtë me organizatat e punëdhënësve dhe bizneseve.
Disa nga temat që po diskutohen në këtë tryezë janë pushimi prindëror si dhe dispozitat e kontratës së punës. Kur duhet të lëshohet kontrata e përhershme e punës, pas 3 apo 10 viteve? Gjithashtu, po diskutohet edhe për pushimin prindëror, sa duhet të zgjasë dhe nga kush duhet të financohet?