Konsultime për Ndryshimin e Ligjit të Punës

Në kuadër të projektit “Përkrahja e Partnerëve Social”, po mbahet punëtoria për konsultimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Punës. Konsultimet po bëhen drejtpërdrejtë me organizatat e punëdhënësve dhe bizneseve.

Disa nga temat që po diskutohen në këtë tryezë janë pushimi prindëror si dhe dispozitat e kontratës së punës. Kur duhet të lëshohet kontrata e përhershme e punës, pas 3 apo 10 viteve? Gjithashtu, po diskutohet edhe për pushimin prindëror, sa duhet të zgjasë dhe nga kush duhet të financohet?

Mbështetje Institucionale për Programet e IKS së 2015-2018

Nga viti 2015, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) është duke e mbështetur Iniciativën Kosovare për Stabilitet më një grant institucional. Sida është agjenci qeveritare, e angazhuar në emër të parlamentit dhe qeverisë suedeze, me mision uljen e varfërisë në botë. Më punën e saj dhe në bashkëpunim me partnerë tjerë, Sida kontribuon në zbatimin e politikave të shtetit të  Suedisë për zhvillim global.

Marrëveshja në mes të Sida-s dhe IKS-së  bazohet në zbatimin e programit të IKS-së, i cili është i definuar në Planin Strategjik të organizatës, që fokusohet në tri fusha kryesore: Qeverisje e mirë (politikat publike, antikorrupsion), Drejtësi Sociale (dialogu social, politikat sociale dhe përkrahja e sindikatave) dhe Trashëgimia Kulturore (promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë sociale).

Integrimi në BE, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut janë të përfshira në programet dhe projektet e IKS-së përmes masave afirmuese, rezultateve specifike gjinore dhe aktivitete tjera të ndërlidhura me prioritetet  e organizatës.

Projekti: Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazë në Kosovë – GIZ/CCDBE

Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazë në Kosovë -GIZ/CDBE është program i cili zbatohet me qëllim për të përmirësuar cilësinë e arsimit bazik në Kosovë. Ky program është në përputhje me Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë (2011-2016) dhe një nga objektivat e programit është që të ndihmojë hartuesit e politikave në Kosovë në procesin e përmirësimit të cilësisë së arsimit, si në nivel kombëtar dhe komunal.

Për më tepër, një nga objektivat e këtij programi është që të zhvillojë më tej bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë në favor të përmirësimit të arsimit bazë në Kosovë. Programi është zbatuar në vazhdimësi për vite.