Mendo dhe Lidhu

Beograd, Mars 18-19, 2009

Engjellushe Morina, Drejtoresha Ekzekutive e IKS-it dhe Linda Gusia, Analiste në IKS morrin pjesë në konferencën e quajtur “Roli i instituteve hulumtuese në procesin politik dhe rëndësia e tyre gjatë Integrimit në BE – Rast Studimi: Ambienti në Ballkan”, e organizuar nga Fondi Evropian për Ballkanin. IKS-i prezantoi të gjeturat kryesore nga projekti “Të mendosh Gjelbër” dhe diskutuan rreth tyre me pjesëmarrësit e tjerë. Përfaqësuesit e IKS-it po ashtu kishin mundësinë të krijonin rrjet me organizatat tjera të interesuara në çështje të ngjashme.

Mënyrat e Reja të Pjesëmarrjes së të Rinjve Bazuar në Teknologji

Flutura Kusari, Hulumtuese në IKS morri pjesë në seminarin “Mënyrat e reja të pjesëmarrjes” më 16-18 Mars, 2009, në Qendrën Rinore Evropiane në Strasburg. Seminari siguroi një mjedis ku ju mundësua të rinjve shkëmbimin e përvojave të tyre për mënyrat e reja të pjesëmarrjes bazuar në teknologjinë informative. Bazuar në seminar, IKS-i planifikon të zhvilloj më tutje marrëdhëniet me publikun dhe shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikuese si mënyre e shpejtë dhe ekonomike e shkëmbimit të informacioneve, e gjithashtu gjatë projekteve hulumtuese.

Strategjitë Dalëse dhe Konsolidimi i Paqës Gjatë Shtet-Ndërtimit

Wilton Park, Mars 13-15, 2009

Engjellushe Morina, Drejtoresha Ekzekutive e IKS-it ka marrë pjesë në konferencën “Strategjitë dalëse dhe Konsolidimi i Paqes gjatë shtet-ndërtimit” të mbajtur në Wilton Park, më 13-15 Mars. Konferenca kishte tri objektiva kryesore. Bazuar në studime empirike qëllimi i saj ishte shqyrtimi i rrethanave që kanë ndikuar në arritjen e paqes, në okupimet ushtarake dhe aktivitetet tjera të ndërlidhura me shtet-ndërtimin. Gjithashtu janë hulumtuar marrëveshjet e mëtutjeshme që janë arritur për konsolidimin e paqes. Së dyti, konferenca u fokusua në identifikimin e faktorëve që ndikuan në zgjidhje të suksesshme. Qëllimi final ishte identifikimi i kritereve dhe treguesve të performancave që nevojiten për të vlerësuar suksesin, duke ndihmuar krijimin e strategjisë dalëse

Marrëveshje për Partneritet

Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka nënshkruar kontratë për partneritet më zyrën lokale të WUS Austria në Prishtinë. Qëllimi i këtij partneriteti është që IKS të ofrojë dy praktika për pjesëmarrësit e Kosova Case Challenge 2009, Modeli i Këshillit të Evropës, i organizuar nga WUS-i dhe ofrimin e një anëtari të jurisë gjatë mbajtjes së garës.