Dëshironi të mësoni si punohet Okarina nga balta?

Okarina e zbuluar nga arkeologët në fillim të vitit 1970 në fshatin Runik, ngjason me kokën e një perëndeshe qiellore dhe shërbente si instrument frymor, si një lloj fyelli neolitik. Në bazë analizave dhe të studimeve arkeologjike, okarina e zbuluar në Runik të Skenderajt, është instrument frymorë autokton, i lashtë rreth 5000 vjet para Krishtit që u pagëzua me emrin “Okarina e Runikut” sipas instrumentit të ngjashëm italian të shekullit 19. Okarina e Runikut është instrumenti me i hershëm muzikor i zbuluar në Kosovë, punohet nga argjila dhe pjekët në furrë druri.

Mjeshtri ynë i okarinës Z. Shaqir Hoti, i njohur si Baca Shaqë, i lindur më 14 qershor 1936 në Rogovë të Hasit ia dedikoi tërë jetën punimit dhe studimit të instrumenteve burimore, e në veçanti Okarinës. Ai krijoi ansamble të njohura popullore e folklorike dhe ishte pjesë e orkestrës së Radio Prishtinës për shumë vite.

Dëshironi të bëheni pjesë e kursit të punimit të Okarinës?

Dëshironi të bëheni pjesë aktive e ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë jo-materiale/shpirtërore?

Nxitoni dhe aplikoni shpejtë ngase vendet janë të kufizuara!

Përmes projektit “Promovimi dhe ndërgjegjësimi mbi Trashëgiminë Kulturore Jo-materiale në Kosovë” IKS bashkë me mjeshtrin Shaqir Hoti do të ofrojë trajnim për të rinjë të talentuar dhe të interesuar për të mësuar zanatin e bërjes së okarinës nga argjila.

Aplikoni në e-mail adresën: brikene_hoxha@iksweb.org deri më 08 shkurt 2019

Projekti i IKS -it “Promovimi dhe ndërgjegjësimi mbi Trashëgiminë Kulturore Jo-materiale në Kosovë“ është pjesë e grantit financiar nga “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” projekt implementuar nga UNDP-ja dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP)

Thirrje e Hapur për Trajner

Trajnimi është një komponentë e mbështetjes jofinanciare, e cila do të ofrohet për organizatat përfituese të granteve të “GrassRoots Action Support”. Sesionet e trajnimit do të organizohen me qëllim që këtyre organizatave t’u ofrohen udhëzime dhe ndihmë në zbatimin e aktiviteteve të tyre të financuara nga GRAS.

Trajnimi do të përqendrohet në zbatimin praktik të aftësive në fushat e renditura më poshtë gjatë zbatimit të aktiviteteve të financuara nga GRAS:

  • Menaxhimi i projektit dhe shkrimi i propozimeve të projekteve;
  • Menaxhimi dhe raportimi financiar;
  • Promovimi i aktiviteteve dhe komunikimi me komunitetin.

Trajnimi do të realizohet në grupe në pesë rajone të Kosovës. Nga një sesion trajnimi do të organizohet për çdo rajon.

Për më shumë detaje, shkarkoni Termat e Referencës: Call for Coaching ToR ALB

Për të aplikuar dërgoni një CV, letër motivuese dhe dokumente të tjera përcjellëse në email adresën gras@iksweb.org duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni. Afati për aplikim është i hapur deri më datën 1 shkurt 2019.

Thirrje e Hapur për Mentor

Mentorimi është një komponentë e mbështetjes jofinanciare, e cila do të organizohet me qëllim të transferimit të njohurive individuale dhe organizative, të fituara nga arsimi përkatës dhe përvoja e punës në fusha specifike nga ekspertët tek përfituesit. Përfituesit e mentorimit do të jenë OShC-të që kanë përfituar grante përmes thirrjes së parë të skemës GRAS. Mentori do të punojë drejtpërsëdrejti me udhëheqësit dhe strukturat drejtuese të organizatave për t’u siguruar atyre mbështetje të lartë në përcaktimin e drejtimit të organizatave të tyre sa i përket lobimit, avokimit dhe angazhimit në dialog politik. Sesionet e mentorimit do të mbahen online (ose në terren) individualisht me përfaqësuesit e organizatave përfituese.

Për më shumë detaje, shkarkoni Termat e Referencës: GRAS Mentor ToR ALB

Për të aplikuar dërgoni një CV, letër motivuese dhe dokumente të tjera përcjellëse në email adresën gras@iksweb.org duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni. Afati për aplikim është i hapur deri më datën 1 shkurt 2019.