Trashëgemia Kulturore

Iniciativa Kosovare për Stabilitet synon të kontribuojë në rritjen e dialogut ndërkulturor, kohezionit social dhe zhvillimit ekonomik përmes një qasjeje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të siguruar një qëndrueshmëri afatgjatë të trashëgimisë kulturore.

Që nga themelimi, IKS-ja  ka implementuar një sërë projektesh dhe aktivitetesh në fushën e trashëgimisë kulturore si: Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë; Ruajtja/Restaurimi kulturor.

Veç kësaj, IKS-ja ka edhe rolin zyrtar të Koordinatorit në Programin e Trashëgimisë dhe Diversitetit (PTD) për rajonin e Prishtinës, që nënkupton përgjegjësinë për të shërbyer si mbikëqyrës i zbatimit të Planit të Trashëgimisë Rajonale; promovimin dhe avokimin për mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë dhe diversitetit kulturor e natyror; mbështetjen dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të akterëve në zhvillimin dhe zbatimin e planit.

Së voni, IKS-ja po punon në nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit në lidhje me zhvillimin ekonomik lokal përmes trashëgimisë kulturore dhe turizmit ndërmjet  shtatë komunave të rajonit qendër (Prishtinë, Podujevë, Graçanicë, Drenas, Lipjan, Obiliq, Fushë Kosovë).