Vlerat Tona

Tri vlerat thelbësore që na udhëzojnë në aktivitetet e përditshme përcaktojnë kulturën organizative dhe që mbështesin planin strategjik të IKS-ës janë:

Integriteti: Stafi i IKS-ës pritet të jetë bashkëpunues, konsultativ dhe profesional, të respektueshëm për njëri-tjetrin dhe gjithashtu në marrëdhëniet e tyre me palët të treta. IKS do të synojë të jetë e vetëdijshme, e ndershme dhe një shembull i integritetit si në fjalë po ashtu edhe në veprim.

Inovacioni: Kjo përshkruan vlerën, kreativitetin dhe cilësinë më të mirë të punës së IKS-ës. Stafi dhe praktikantët e IKS-ës do të kapin kuriozitetin intelektual, lirinë e mendimit, racionalitetin dhe qartësinë, duke dhënë një kontribut cilësor në politikat publike.

Llogaridhënia: Aktivitetet e IKS-ës zhvillohen me transparencë dhe stafi i saj është përgjegjës për rezultatet që i prezantohen bordit, financuesve dhe publikut.