Raporti mbi Kosovën

Ky raport paraqet rezultatin e një studim mbi performancën e institucioneve lokale dhe vlerat sociale të kryera në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo është një pjesë e një kërkimi më të gjerë rreth praktikave korruptive në këto vende duke iu afrua një metodologji inovative etnografike dhe “perspektivën nga poshtë-lart”. Rezultatet e sondazhit do të trajtohen këtu jo si dhëna statistikore, por të analizuara dhe komentuara me të dhënat që rrjedhin nga observimi i intervistave dhe pjesëmarrësit.

Për të lexuar raportin, klikoni këtu – Report on Kosovo

OKARINA – Tingull i bukur i lashtësisë

Okarina është një instrument i lashtë muzikor frymorë, që, sipas shkencëtarëve, është mbi 12.000 vjet e vjetër (epoka neolitike). Forma të ndryshme të okarinës janë përdorur nga kultura të ndryshme në të gjithë botën.

Lexoni broshurën Okarina për më shumë informata. 

Mbahet Debati Publik Me Temë “Raporti i Progresit: Sfidat Për Dialogun Social Në Kosovë”

Fondacioni Friedrich Ebert, përfaqësuesi i ETUC në Kosovë dhe IKS organizuan debatin me temë “Raporti i Progresit: Sfidat për Dialogun Social në Kosovë”. Debati u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë në 12 nëntor 2014.

Në panel ishin të pranishëm Z. Nenad Rasic, Ministër në detyrë i Minisitrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale (MPMS); Z. Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së; Znj. Lumnije Hashani, përfaqësuese e OEK; Z. Agim Shahini, kryetar i AKB; ndërsa në publik kishte përfaqwsues nga sindikatat e energjitikës, arsimit, administratës publike, policisë, zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale, përfaqëues të shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare.

Biseda u moderua nga Z. Berat Buzhala. Sindikalistët ngritën çështje të lidhura me përfaqësimin e tyre në Këshillin Ekonomiko-Social (KES). Ministri në detyrë i MPMS dhe Kryetari i BSPK-së u akuzuan nga sindikalistët për favorizimin që MPMS bën kundrejt BSPK-së. Nga ana tjetër, Ministri dhe tre panelistët e tjerë (të gjithë anëtarë në KES) mbrojtën punën e bërë në katër vjeçarin e fundit në KES në lidhje me dialogun social dhe sifdat në çështjet e punësimit.

Ndërkaq, në Raportin e fundit të Progresit thuhet se kriteret e anëtarësimit në KES, kapacitetet dhe cilësia e dialogut social kërkojnë përmirësim.