IKS në Bruksel për të Diskutuar Demokracinë në Ballkanin Perëndimor – 28 Shkurt – 3 Mars, 2011

Engjellushe Morina u ftua për të marrë pjesë në punëtorinë  “Ndërtimi i Demokracisë në Ballkanin Perëndimor: qasje lartë-poshtë dhe poshtë-lartë”. Punëtoria e organizuar nga Qendra Evropiane për Politika dhe Instituti për Shoqëri të Hapur në Bruksel bënë bashkë ekspertë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga Institucionet e BE-së dhe Anëtarët e Parlamentit Evropian. Kjo ngjarje ishte një session i mbyllur ku dy panelë të njëpasnjëshëm u mbajtën. Paneli i parë diskutoi rolin e demokracisë parlamentare dhe paneli i dytë u morr me shoqërinë civile: statusin dhe performancën e saj si dhe rolin që shoqëria civile luan në konsolidimin demokratik dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Engjëllushja ishte pjesë e panelit të dytë së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile nga Bosnja dhe Kroacia si dhe anëtarin e Parlamentit Evropian Eduard Kukan dhe Andris Kesteris nga Komisioni Evropian.

Ndryshueshmëria e Trendeve Gratë Dhe Burrat – Shekullarizimi Dhe Religjioni

Florina Duli, drejtoreshë ekzekutive e IKS, gjatë moderimit të debatit “Ndryshueshmëria e trendëve gratë dhe burrat – shekullarizimi dhe religjioni” në Ambasadën Suedeze në Prishtinë.

Panelistë të tjerë në këtë debat të cilët diskutuan për rolin e fesë në identitetin e Kosovarëve ishin:

Vesë Kelmendi- Hulumtuese në KCSS

Besa Ismaili- Fakulteti i Studimeve Islame

Yll Rugova- Dizajner grafik në Trembelat

Arben Qirezi- Hulumtues për çështje sociale

IKS në Wilton Park për të Diskutuar Ekonomitë Politike të Shtet-Ndërtimit Pas Konfliktit – 17-19 Shkurt 2011

Engjëllushë Morina ishte e ftuar si një nga folësit të Konferencës Wilton Park “Pushteti Pas Paqes: ekonomia politike e shtet-ndërtimit pas konfliktit. Çfarë implikime kanë politikat?”. Qëllimi i konferencës ishte të vlerësonte ndikimin e  përpjekjeve ndërkombëtare për shtet-ndërtim në ekonomitë politike të shteteve të shkatërruara nga lufta, përfshirë këtu edhe lidhjen në mes strukturave joformale dhe formale ekonomike dhe politike në këto vende. Për të shqyrtuar këtë qëllim, konferenca u fokusua në katër tema të ndërlidhura dhe implikimet e tyre për politika: si dallojnë qasjet e ndryshme të shtetndërtimit të akterëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe se si këto qasje të  ndryshme ndikojnë institucionet politike dhe ekonomike dhe dinamikën e vendeve të post-konfliktit; pse dhe në çfarë kushte kanë nxitur ose ri-nisur politikat shtetndërtuese dhunë; si është mënyra më e mirë për t’iu qasur strukturave jo-formale për të parandaluar destabilizimin e ambientit post-konfliktuoz por pa rrënjosur struktura të padrejta politike dhe deri në çfarë pikë janë elitat e luftës ose para-luftës të recikluara ose të fuqizuaa dhe si e ndikon kjo qëndrueshmërinë e përpjekjeve për ndërtimin e institucioneve. Engjëllushe ndau perspektivën Kosovare në panelin “Qasje garuese për shtetndërtim: implikimet për institucionet dhe dinamikat politike lokale”.

IKS në Beograd për të Diskutuar Dialogun Prishtina-Beograd – 14-16 Janar 2011

Engjëllushe Morina u ftua nga Heartfact Fund për të marrë pjesë në Vizitën e Shoqërisë Civile në Beograd. Vizita është pjesë e projektit “Rilidhja” e sponsorizuar nga Ambasadat Britanike në Beograd dhe Prishtinë. Qëllimi i vizitës ishte të inkurajohen bashkëpunimet e qëndrueshme rajonale përmes aktiviteteve të ndryshme dhe të ripërtrihen lidhjet në mes akterëve të  ndryshëm në Kosovë dhe Serbi. Vizita përfshiu edhe takime të ndryshme me përfaqësues nga Zyra për Mbrojtjen e të Dhënave, Agjencia për Integrim Evropian, Fondi Beogradas për Ekselencë Politike, Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, Qendra e Ligjit Humanitar dhe të OJQ-së GSA (Alenaca Gay-Straight).