BROSHURË INFORMUESE TË DREJTAT NË PUNË PËR GAZETARËT DHE PUNONJËSIT MEDIALË NË KOSOVË
Kornizë udhëzuese për të drejtat e punës së gazetarëve dhe punëtorë medialë në Kosovë
Fuqizimi i lidershipit të grave si domosdoshmëri për çdo demokraci
Ndërsa po përmbyllim çerekun e parë të shekullit të 21-të, shumë vende po përballen me stagnim në rritje ekonomike dhe thellim të pabarazive, polarizim politik të thelluar dhe të rinjë që po distancohen gjithnjë e më shumë nga vlerat themelore të demokracisë. Përderisa shkaktarët e këtyre trendeve shpesh i atribuohen pandemisë COVID-19, rritjes së pabarazisë në të ardhura dhe dështimeve në qeverisje, ekziston një faktor kyç sistematik që shumë shpesh anashkalohet: margjinalizimi i grave në shumë segmente të shoqërisë. Progresi global varet nga adresimi i këtij problemi dhe vendosja e përfaqësimit të drejtë për gratë në qendër të ripërtëritjes ekonomike dhe demokratike.
Është koha të njihet lidhja jetike midis margjinalizimit të grave në politikë dhe në ekonomi. Pavarësisht se shpesh i tejkalojnë burrat në shkallën e arsimimit, arritjet e tyre rrallë përkthehen në role udhëheqëse në strukturat e pushtetit. Ndonëse përfaqësimi i grave në parlamentet kombëtare është dyfishuar që nga viti 2000, megjithatë mbetet nën 27%. Gratë në krye të shteteve mbeten të rralla, me vetëm një të tretën që kanë pasur ndonjëherë një grua në krye të vendit dhe vetëm disa dhjetëra shtete që kishin një të tillë në vitin 2025, prej të cilave gjysma janë në Evropë. Në sektorin privat, situata mbetet gjithashtu sfiduese, me gratë që drejtojnë afërsisht 10% të kompanive të listuara në renditjen Fortune 500. Ndërkohë që kanë nisur të ngriten në pozita drejtuese në biznes, ato përballen me pengesa të konsiderueshme në nivelet më të larta ekzekutive që njihet si C-Suite. Edhe më keq, studimet e fundit tregojnë se disa gra as nuk bëjnë përpjekje për ngritje në detyrë për shkak të pengesave sistemike.
Studimet kanë treguar prej kohësh se gratë ekonomikisht të pavarura janë në një pozicion më të mirë për të tejkaluar barrierat institucionale që lidhen me angazhimin politik. Naila Kabeer argumentoi që në vitin 1999 se sigurimi i burimeve ekonomike rrit aftësinë e grave për të vepruar dhe për të ushtruar ndikim në sferën politike. Ne e dimë se kur gratë janë në tryezë, rezultatet e politikave janë më të forta dhe më gjithëpërfshirëse. Megjithatë, një brez më vonë, ne nuk i kemi përputhur këto njohuri me veprime. Fuqizimi ekonomik i vetëm, nuk është i mjaftueshëm. Arritjet ekonomike të grave nuk përkthehen automatikisht në pushtet politik nëse nuk shoqërohen me reforma në institucionet politike dhe përmirësim të praktikave në partitë politike.
Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë ka ndërmarrë hulumtime të thelluara përfshirë studime të opinionit publik në të gjithë vendin, diskutime në grupe fokusi dhe intervista të drejtpërdrejta për të identifikuar shkaqet rrënjësore dhe për të propozuar zgjidhje. Me një popullsi të vogël, shumë të arsimuar, në një demokraci vibrante në ndërtim e sipër, ku pjesëmarrja formale e grave në fuqinë punëtore është vetëm 20 përqind, Kosova është një rast shumë i përshtatshëm studimi. Vendi ka zgjedhur dy presidente gra dhe ka emëruar dhjetëra gra si ministre apo zëvendëskryeministre. Pavarësisht këtyre rezultateve, gratë mbeten pa ndikim të mjaftueshëm në strukturat e pushtetit në të gjitha partitë politike, si dhe në akademi dhe në sektorin privat. Ndonëse gratë kanë tejkaluar kuotën prej 30% në zgjedhjet për parlament, ato mbeten ende larg barazisë, ndërkohë që nivelin lokal situata është edhe më e pafavorshme.
Pabarazitë e vazhdueshme për gratë në tregun e punës dhe përfaqësimin politik të Kosovës – pavarësisht legjislacionit progresiv dhe numrit të grave që i tejkalojnë burrat në aspektin e arsimimit, zbulojnë korrelacione kritike midis pjesëmarrjes ekonomike dhe pushtetit politik. Hulumtimet e NDI-së nxjerrin në pah barrierat sistemike, të tilla si diskriminimi në lidhje me shtatzëninë, barrën e punës së papaguar të kujdesit, infrastruktura e kufizuar e kujdesit për fëmijët dhe normat patriarkale. Këto sfida strukturore dhe ekonomike pengojnë drejtpërdrejt fuqizimin politik. Punësimi i ulët formal i grave zvogëlon numrin e grave ekonomikisht të pavarura që mund të kandidojnë në zgjedhje, duke formësuar kështu perceptimet e votuesve dhe partive politike për “përshtatshmërinë” e grave për udhëheqje. Për më tepër, pjesëmarrja politike e grave pengohet nga proceset joformale të nominimit, kostot e larta sociale dhe ekonomike për të kandiduar dhe zgjedhur për pozita publike dhe paragjykimet mediatike që përforcojnë stereotipet. Argumenti që sjell Laura Bates në librin e saj “Ne duhet ta rregullojmë sistemin, jo gratë” pasqyron përvojën e NDI-së në përballjen me barrierat sistematike për të çuar përpara pjesëmarrjen politike dhe ekonomike të grave. Përpjekjet tona për t’i pajisur gratë me shkathtësi dhe trajnime janë të nevojshme, por jo të mjaftueshme pa reforma sistemike që heqin barrierat strukturore.
Të dhënat tregojnë se rritja e punësimit formal dhe pavarësisë ekonomike të grave zgjeron ndikimin dhe pushtetin e tyre në sferën politike, por vetëm kur shoqërohet me reforma që hapin institucionet politike dhe sistemet partiake për gratë. Reformat në qeverisje që integrojnë politikat e punës dhe ato sociale me qëllime për barazinë, të mbështetura nga mekanizma të fortë zbatimi dhe llogaridhënieje, mund ta transformojnë politikën për të qenë më gjithëpërfshirëse. Lidhjet strategjike i pozicionojnë gratë, jo vetëm si pjesëmarrëse, por edhe si agjente të ndryshimit që formësojnë politikat dhe qeverisjen demokratike.
Hulumtimet dhe analiza e NDI-së vënë në pah tri tema të gjera që janë thelbësore për progresin në fuqizimin e grave në kryqëzimin e ekonomisë dhe qeverisjes: llogaridhënia, investimi dhe zhbërja e normave patriarkale përmes masave pozitive. Shoqëritë duhet t’i mbajnë qeveritë, partitë politike dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese që synojnë sigurimin e përfaqësimit të drejtë, duke përfshirë mbrojtjen në punë. Qeveritë duhet të angazhohen me burime të mjaftueshme dhe politika afatgjata për të adresuar barrierat e grave në punësim, punën e kujdesit dhe pjesëmarrjen politike, duke përfshirë investime të qëndrueshme publike në sistemet e kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit dhe programe të synuara aktive të tregut të punës për gratë. Shoqëritë gjithashtu duhet të jenë të guximshme në sfidimin e normave patriarkale, stereotipeve gjinore dhe paragjykimeve të pavetëdijshme përmes fushatave shumëplanëshe dhe angazhimit të palëve të ndryshme me ndikim, si fushatat që normalizojnë rolet e përbashkëta të kujdesit për burrat dhe gratë ose që përshpejtojnë procesin e grave në pozicione të dukshme udhëheqëse. Një ndërhyjre e tillë pozitive është kritike për ndryshimin e bazamentit të sistemit, i cili pengon fuqizimin e grave dhe kështu edhe përparimin shoqëror.
Suksesi në këtë drejtim kërkon një bashkëpunim shumësektorial, duke përfshirë subjektet politike, shoqërinë civile, biznesin dhe median për të ndryshuar normat dhe për të mundësuar një mjedis të favorshëm për fuqizimin e grave dhe përparimin shoqëror. Partitë politike duhet të miratojnë mekanizma inovativ rekrutimi dhe mbështetjeje për kandidatet gra, veçanërisht midis cikleve zgjedhore. Gazetarët dhe redaktorët në media duhet trajnuar për të qenë të vetëdijshëm për paragjykimet dhe për t’iu kundërvënë atyre, si dhe për të rritur prezencën dhe dukshmërinë e grave, veçanërisht në emisionet në kohën më të shikuar dhe në udhëheqjen editoriale. Sektori privat duhet gjithashtu të luajë një rol qendror duke promovuar paga të barabarta, praktika të drejta punësimi dhe promovimi, rregullim për punë fleksibile dhe programe lidershipi për gratë. Është gjithashtu thelbësore të avancohen gratë si pjesëmarrëse të barabarta në treg duke hequr barrierat ekonomike dhe sociale përmes sistemeve gjithëpërfshirëse të kujdesit për fëmijët, lejes së përshtatshme të lehonisë dhe prindërimit, qasjes në kujdes shëndetësor dhe zbatimit të fortë të ligjit kundër diskriminimit në punësim.
Një transformim i tillë kërkon një thirrje urgjente për veprim nga e gjithë shoqëria. Shtetet duhet t’i pranojnë gratë si udhëheqëse kyçe në ekonomitë dhe qeverisjen e tyre, jo vetëm për rezultate më të mira në dobi të të gjithëve, por edhe si një gur themel i drejtësisë demokratike dhe të drejtave themelore të njeriut. Edhe pse i vonuar, ky ndryshim është i domosdoshëm.
Ky artikull është shkruar fillimisht në gjuhën angleze dhe është përkthyer në gjuhën shqipe. Në rast të ndonjë mospërputhjeje ose paqartësie, versioni origjinal në anglisht ka përparësi.
Working Conditions in the Industrial Zones in Kosovo
This report is the final output from the research focusing on measuring the application of labor law and other labor-related legislation in one of the sectors where MINT (former MTI) has made significant capital investments in Kosovo-Industry. The report makes an overview of labor and health and safety at work legislation, and the institutional framework to enforce them. It further makes an overview of the extent to which these regulations are enforced in the informal industrial zones in Kosovo.
Fostering Youth Empowerment and Social Cohesion in Kosovo: a Pathway to EU Integration
Studim Bazë Mbi Diskriminim Gjinor Në Vendin E Punës
Ky hulumtim synon të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të diskriminimit me bazëgjinore në vendin e punës dhe të vlerësojë efektivitetin e masave qeveritare në parandalimin, luftimin dhe adresimin e të gjitha formave të diskriminimit me bazëgjinore. Gjetjet, të nxjerra nga metoda kualitative dhe kuantitative, synojnë të informojnë palët e interesuara dhe të mbështesin zhvillimin e politikave dhe vendimeve të bazuara në të dhëna.
A No Foam Large Macchiato!
This report is the final output from the research focusing on measuring the application of labor law and other labor-related legislation in one of the largest sectors in Kosovo-Gastronomy. The report makes an overview of labor and health and safety at work legislation, and the institutional framework to enforce them. It further makes an overview of expected/initiated changes in labor-related legislation before discussing the findings from the field research with private gastronomy businesses.
The backbone of the research is the survey with businesses completed with 80 companies across Kosovo. The field work for the research (survey with businesses) was implemented in the period September-October 2024. This research was implemented as part of the activities foreseen under project “Toward Social Justice and Equity”, funded by SIDA through Community Development Fund. The report includes three sections, namely those related to labor law, health and safety at workplace, and general working conditions and benefits.
The primary data collected through the survey with employees in the gastronomy sector, indicates that there is significant room for improvement regarding the implementation of labor-related legislation. With regards to the implementation of labor law provisions, the basic legal provisions pertaining to contracts, and working hours are commonly disrespected, alongside those pertaining to annual leave daily paid break, and days off, overtime, weekend and holiday work.
Dialogu Social në Kosovë: Nga Dështimet e Kalura te Një Vizion për Të Ardhmen
Dialogu social është një nga elementet më të rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe një tregu pune të qëndrueshëm. Në të gjithë botën, ai funksionon si një mekanizëm që siguron bashkëpunim dhe mirëkuptim mes punëdhënësve, punëtorëve dhe qeverisë, duke u bazuar në parimin e përfaqësimit të barabartë dhe konsultimit të vazhdueshëm. Në Kosovë, megjithatë, ky koncept shpesh keqinterpretohet dhe kufizohet vetëm në diskutimet rreth funksionimit të Këshillit Ekonomik Social (KES).
Në të vërtetë, dialogu social nuk është vetëm funksionimi i KES-it. Ai përfshin çdo proces të informimit, konsultimit dhe negociatave mes punëdhënësve dhe punëtorëve, veçanërisht në nivel ndërmarrjesh dhe sektorësh. Në shumë vende, ky dialog është baza për ndërtimin e politikave të punës që adresojnë çështje të rëndësishme si të drejtat e punëtorëve, barazia gjinore, siguria në punë dhe balanca mes punës dhe jetës private.
Në Kosovë, dialogu social ka ngecur. Mosfunksionimi i KES-it është vetëm maja e një problemi më të thellë – mungesa e një dialogu dypalësh të mirëfilltë mes punëdhënësve dhe punëtorëve në nivelin bazë të ndërmarrjeve dhe sektorëve. Pa këtë bazë të fortë, mekanizmat tripalësh, siç është KES-i, mbeten formale dhe pa ndikim real në zgjidhjen e problemeve të tregut të punës. Kjo situatë ka krijuar një boshllëk të madh që dëmton të gjithë sistemin e marrëdhënieve të punës dhe minon mundësitë për zhvillim ekonomik dhe social.
Një Mekanizëm i Dobët dhe Përfaqësimi i Pabarabartë
Ligji për KES ekziston dhe mekanizmi është ndërtuar, por për më shumë se një dekadë ai nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e vendosura. KES është krijuar si një platformë ku qeveria, sindikatat dhe bizneset mund të diskutojnë dhe miratojnë politika që ndihmojnë zhvillimin e tregut të punës. Megjithatë, që nga themelimi, ky mekanizëm ka dështuar të funksionojë siç duhet.
Për vite me radhë, temat e diskutuara në KES janë kufizuar vetëm në dy çështje kryesore: paga minimale dhe kontrata e përgjithshme kolektive. Ndërsa këto tema janë të rëndësishme, ato janë trajtuar në mënyrë të përsëritur dhe shpesh pa argumente të mbështetura në të dhëna konkrete. Për më tepër, asnjë nga këto tema nuk është zbatuar.
Një nga arsyet kryesore për këtë dështim është përfaqësimi i pabarabartë i palëve në KES. Aktualisht, përfaqësimi sindikal në Kosovë është 95% nga sektori publik, ndërsa sektori privat – që përfaqëson pjesën më të madhe të fuqisë punëtore dhe përballet me sfida shumë më të mëdha, si oraret e zgjatura, mungesa e kontratave dhe kushtet e vështira të punës – mbetet pothuajse tërësisht i papërfaqësuar.
Kjo do të thotë që zëri i shumicës së punëtorëve në Kosovë nuk dëgjohet, dhe sfidat e tyre mbeten pa adresuar. Ndërkohë, sektori publik ka një përfaqësim të plotë në KES dhe shpesh nuk ka interes të drejtpërdrejtë për të trajtuar problemet e sektorit privat. Ky boshllëk e bën dialogun social të paefektshëm dhe të larguar nga realiteti i tregut të punës.
Bizneset dhe Pozicioni i Tyre në Dialog
Nga ana tjetër, bizneset kanë qenë të rehatshme në këtë situatë. Duke mos u përballur me kërkesa të organizuara dhe të mirëartikuluara nga sindikatat, ato kanë shmangur çdo presion për të përmirësuar kushtet e punës. Në shumë raste, mungesa e organizimit sindikal në sektorin privat i ka lejuar bizneset të operojnë pa marrë parasysh standardet e punës apo të drejtat e punëtorëve.
Por kjo situatë po ndryshon. Konkurrenca për fuqinë punëtore po rritet dhe bizneset tani duhet të mendojnë për mënyra për të mbajtur punëtorët e aftë dhe të kualifikuar. Përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi i kontratave të qarta dhe krijimi i një mjedisi pune dinjitoz nuk janë më opsione, por domosdoshmëri për mbijetesën dhe zhvillimin e tyre në treg.
Ligji i Ri i Punës: Një Nevojë e Domosdoshme
Ndërkohë që bota po përparon me direktiva që promovojnë balancën mes jetës dhe punës, fleksibilitetin dhe përmirësimin e kushteve të punës, Kosova ende nuk ka arritur të hartojë një ligj të ri të punës. Ligji aktual është i vjetëruar dhe nuk reflekton nevojat e një tregu pune modern, duke lënë punëtorët të pambrojtur dhe bizneset pa një kornizë të qartë për zhvillimin e marrëdhënieve të punës.
Një ligj i ri i punës është më shumë se i domosdoshëm; ai është jetik për të krijuar një bazë të fortë për zhvillimin e dialogut social dhe për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Draftimi dhe miratimi i këtij ligji duhet të jenë një prioritet kombëtar, duke siguruar që ai të adresojë realitetet aktuale të tregut të punës dhe të krijojë kushte për ndërtimin e një dialogu të mirëfilltë.
Përfundim: Rruga Përpara për Dialogun Social
Dialogu social në Kosovë nuk është thjesht një mekanizëm administrativ apo një detyrim ligjor. Ai është një instrument i domosdoshëm për të ndërtuar një treg pune të drejtë dhe një shoqëri më të qëndrueshme. Për të arritur këtë, nevojiten reforma të thella, angazhime serioze dhe një vizion i përbashkët nga të gjitha palët.
Sindikatat duhet të dalin përtej sektorit publik dhe të fokusohen më shumë në organizimin e punëtorëve në sektorin privat. Ato duhet të informojnë dhe edukojnë punëtorët për të drejtat e tyre dhe të ndërtojnë një kulturë të re dialogu dypalësh, që është themeli për suksesin e dialogut tripalësh.
Bizneset duhet të kuptojnë se përmirësimi i kushteve të punës nuk është një barrë financiare, por një investim në produktivitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë. Dialogu me punëtorët nuk duhet të shihet si një përballje, por si një mundësi për të krijuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe për të ruajtur fuqinë punëtore.
Qeveria, nga ana e saj, duhet të marrë një rol më aktiv në mbështetjen e dialogut social. Politikat e saj duhet të nxisin bashkëpunimin dhe të krijojnë hapësira ku sindikatat dhe bizneset të mund të punojnë së bashku për të ndërtuar një treg pune më të drejtë dhe më të qëndrueshëm.
Në fund të fundit, dialogu social nuk është vetëm një proces – ai është një gur themeli për zhvillimin e një shoqërie ku të drejtat e punëtorëve dhe nevojat e biznesit janë të balancuara. Duke ndërtuar këtë dialog në të gjitha nivelet, mund të sigurojmë një të ardhme më të mirë për punëtorët, një ekonomi më konkurruese dhe një shoqëri më të drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky është një hap i madh përpara, por edhe një domosdoshmëri për të ardhmen tonë të përbashkët.
Joint Comparative Analysis of Youth Policies in the Western Balkans
The Comparative Analysis of Youth Policies in the Western Balkans (WB) was conducted within the framework of the Regional Youth Dialogue for Europe (RYDE), a project funded by the European Union from 2023 to 2026. Led by the Center for Democracy Foundation from Serbia, in collaboration with partnering civil society organizations from across the WB, including the Academy of European Integrations and Negotiations (Albania), Youth Act Center (Albania), Kosovar Stability Initiative (Kosovo*), Network of Progressive Initiatives (Bosnia and Herzegovina), NGO Info Center Foundation (North Macedonia), and the Regional Academy for Democratic Development (Serbia), this project aims to strengthen participatory democracy, European integration, and regional cooperation in the WB countries. The project’s primary objective is to enhance the influence of civil society organizations (CSOs), especially youth organizations, in promoting democratic values and the political, economic, and social benefits of European integration for the WB societies.
This analysis aims to provide a detailed comparative insight into youth-related public policies across the WB, including policy documents such as strategies, action plans, and laws. It assesses the coherence of measures outlined in these youth policies with other related policy areas and evaluates the alignment of these policies with youth concerns, sustainable development goals (SDGs), and the need for building social resilience. The study also formulates policy recommendations for each public policy field covered by the Analysis.
