Punëtoria: Politikat e Bashkimit Evropian për Migracionin/Azilin, Sigurimin e Kufijve, Mbrojtjen e të Dhënave

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të prezantohen dhe të analizohen në formë të detajuar tri kategori të kërkesave që ndërlidhen me këtë proces duke i krahasuar me sfidat dhe të arriturat në rajon. Për secilën kategori të kritereve që adresohet, ishin të ftuar ekspertë të shquar të institucioneve relevante të Bashkimit Evropian dhe të vendeve nga rajoni të cilat veç sa kanë kaluar nëpër këtë process. Kjo punëtori u mbajt në Villa “Belvedere” në Durrës, Shqipëri.

Vizitë Njëditore e Organizuar nga IKS

Në kuadër të projektit: Ruajtja dhe Restaurimi i tri objekteve kulturore në rajonin e Prizrenit, IKS ka organizuar një vizitë një-ditore për rreth 40 nxënës të etniciteteve të ndryshme të shkollave fillore e të mesme të Prishtinës në Prizren dhe në fshatin pitoresk të Bogoshevcit, rrëzë maleve të Sharrit. Ky grup i nxënësve ka vizituar shtëpinë e vjetër historike të Shehzades në qendër të Prizrenit, shtëpi kjo e cila pas restaurimit do të shndërrohet në muze etnologjik. Pastaj vizita e rradhës ishte  në kishën e Shën Nikollës në Bogoshevc. Nxënësit kanë shprehur interesim të madh për këto dy objekte si dhe i kanë shprehu përshtypjet e tyre edhe para kamerës. Tregimet e tyre do të jenë pjesë e dokumentarit i cili është duke u punuar. Të mahnitur nga bukuria e këtyre objekteve dhe ambientit përreth, nxënësit shprehën kureshtjen për të mësuar më tepër rreth trashëgimisë kulturore të Kosovës. Pas këtij udhëtimi informues dhe të mrekullueshëm, IKS do të vazhdojë organizimin e vizitave të tjera në këto vende për t’i përcjellur punimet gjatë restaurimit.

IKS në Budapest

Arbër Gorani (Drejtor i Hulumtimeve i IKS-it) mori pjesë në ngjarjen për ngritjen e kapaciteteve “Përdorimi i informatave dhe të dhënave për një komunikim dhe avokim më të mirë.’  Kjo ngjarje u organizua nga Programi i Infromatave dhe Foundi për Think Tank nga 17 – 18 mars 2011, në Budapest (Hungari). Ky ishte një organizim shumë interesant për ndritje të kapaciteteve i ndërlidhur me: mbledhjen e të dhënave nga burimet qeveritare dhe përdorimin e tyre për veprim duke i vizuelizuar.