Projekti: Ruajtja/Restaurimi Kulturorë

Projekti për mbrojtje dhe restaurim të objekteve kulturore – Restaurimi i tri objekteve të trashëgimisë kultorore në regjionin e Prizrenit
 
Me grantin e fondit të Ambasadës Amerikane, International Relief and Development (IRD) ka udhëhequr restaurimin e tri objekteve të trashëgimisë kulturore në regjionin e Prizrenit: kishën e Shën Nikollës, Bogoshevë; shtëpine e vjetër të ShehZades, Prizren dhe kishën e Shën Shtjefnit në Hoçë të Madhe. Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) implementoi komponentën edukative të projektit me qëllim të ngritjes së vetëdijes së publikut për trashëgimine e pasur historike, kulturore dhe arkitektonike të paraqitur në këto objekte.
 
Përmes restaurimit të këtyre monumenteve, ky projekt ka kontribuar në ruajtjen e shembujve madhështor të ariktekturës tradicionale me domethënie të rëndësishme kulturore dhe historike për Kosovën.
 
“Projekti për mbrojtjen dhe restaurimin e objekteve kulturore në Kosovë” ka krijuar gjithashtu mundësi për aktivitete të përbashkëta edukative për rininë kosovare, që japin kahje për një mirëkuptim dhe bashkim të së ardhmes së vendit. IRD ka punuar drejt për së drejti me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Qendrën për Paqe dhe Tolerancë (CPT) për të vetëdijësuar publikun për historinë e pasur, fenë dhe trashëgiminë kulturore prezente në këto anë. Për trashëgiminë kulturore njerëzit e ndërrojne këndvështrimin gjatë jetës. Mendimet e tyre, vlerat dhe shijet ndërrojnë gjithashtu. Individët kanë përzemër vlera dhe kujtime, të cilat në një moment kyç ia dedikojnë komunitetit të cilit i përkasin.
 
Duke bërë këtë, ata kolektivisht formojnë një kulture. Gjithsesi, nëse njerëzit ndryshojnë, gjithashtu ndryshon dhe kultura. Për këtë arsye, trashëgimia kulturore është reflektim i dinamikave të ndryshimeve në këto komunitete. Është e sigurt për të thënë se trashëgimia kulturore për një kulture është sikur kujtimet e fëmijërisë për një të rritur. Kujtimet e formojnë identitetin e një personi në mënyrë të ngjashme si e formon trashëgimia kulturore vetëdijen kolektive të komuniteteve. Për më tepër, ruajtja e një kutjimi apo e një trashëgimie është mënyrë për të themeluar
të tashmen dhe që të synohet e ardhmja.

Projekti: Përmirësimi i Aftësive të Analizës së Politikave në Tri Ministritë Linjës

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të ndihmojë institucionet e Republikës së Kosovës të avancojnë kapacitetet e tyre në formulimin dhe implementimin e politikave të bazuara në fakte dhe analiza në mënyrë që të rrisë performancën e sajë në procese të rëndësishme, përfshi këtu integrimin në BE. Kjo arritje pritet të ndikojë në rritjen e besimit të qytetarëve në iniciativat qeveritare.