Abetarja e Pushtetit: Libërth mbi politikën, njerëzit dhe partitë në Kosovë

Ky libërth synon ta shpjegoj pejsazhin aktual politik dhe të identifikoj faktorët dhe proceset që e kanë formësuar atë. Libërthi është dizajnuar në atë mënyrë që t’i jap lexuesit njohuri themelore mbi politikën bashkëkohore në Kosovë dhe forcat historike dhe partitë politike që e kanë krijuar atë.

Ky libërth shërben si hyrje në pejsazhin politik të Kosovës. Ai nuk synon të shkruaj historinë e saj, pjesërisht për shkak të ndërlikimeve por edhe për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme. Në skenën vazhdimisht të ndryshueshme politike të Kosovës në periudhën e pasluftës, nuk është bërë asnjë analizë sistematike mbi trendet dhe faktorët që ndikojnë atë. Nuk është bërë as ndonjë hulumtim paraprak për ndikimin e këtyre trendeve në jetën politike në Kosovë. Hulumtimet e pakta mbi peisazhin politik në Kosovës nuk i janë vënë në dispozicion publik në një mënyrë të kuptueshme ose të dobishme. Megjithatë, shpjegimi i qartë dhe i saktë i peisazhit të ndryshueshëm politik është i rëndësishëm për proceset demokratike. Këto informata janë kyçe për qytetarët në mënyrë që ata të mund të marrim vendime të informuara se kush do t’i përfaqësoj ata dhe interesat e tyre në qeveri. Qytetaria e informuar është element i rëndësishëm i demokracisë.

Klikoni për raportin e plotë: Abetarja e Pushtetit, Liberth mbi Politiken, Njerezit dhe Pushtetin ne Kosove

IKS në Mitrovicë

Pas publikimit të raportit “Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010”, më 20 tetor në Prishtinë, IKS-i  po organizon 4 seminare rajonalë. Seminari i katërt dhe u organizua sot, 08 dhjetor, në kolegjin IBCM në Mitrovicë. Pas prezantimit të dokumentarit dhe të dhënave të raportit të ftuarit debatuan për arsimin, punësimin dhe pjesëmarrjen në vendim marrje të të rinjve në Mitrovicë.

Projekti: Peisazh Politik i Kosovës

Peisazhi Politik i Kosovës po ndryshon. Kompetencat e mbartura nga ndërkombëtarët Fill pas mbarimit të luftës, i janë transferuar qeverisë së Kosovës.

Me shpalljen e pavarësisë, qeveria e Kosovës ka kontroll të plotë në shumë fusha të jetës. Më tej, fakti se Kosova ka fituar pavarësinë nënkupton se platforma më shumë se 10-vjeçare e partive politike –pavarësia – nuk vlen më. Besnikëritë e motçme ndaj partive politike duket se po veniten ngadalë meqë tashmë qytetarët Kosovarë kërkojnë se kush do t’i përfaqësojë ata dhe se kush do të adresojë çështjet e shumta sociale që shqetësojnë Kosovën. Entuziazmi kombëtar duket të jetë në rënie pasiqë njerëzit po kërkojnë udhëheqës që mund t’iu zgjidhin problemet e shumta sociale me të cilat ballafaqohet Kosova. Me afrimin e shpejtë të zgjedhjeve, partitë politike do të duhet të paraqiten me propozime të reja dhe platforma të qarta që adresojnë këto çështje.

Në mesin e këtij peisazhi politik që ndryshon, nevojitet një analizë sistematike e tendencave të lartpërmendura dhe të faktorëve që i drejtojnë ato. Me anë të këtij projekti, IKS-i propozon të analizojë sistematikisht peisazhin politik të Kosovës dhe të paraqesë në mënyrë të qartë përfundimet e hulumtimit tek populli i Kosovës. Nëse qytetarët dinë më shumë rreth funksionimit të partive politike, rreth përpilimit të programeve dhe se si merren vendimet brenda partisë, atëherë ata do të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhje më të informuar se kush do ti përfaqesojë ata.
Ky projekt i financuar nga BTD ka filluar në tetor 2009 dhe parashikohet të përfundojë në verë 2010.

IKS në Gjilan

Pas publikimit të raportit “Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010”, më 20 tetor në Prishtinë, IKS-i  po organizon 4 seminare rajonalë. Seminari i tretë u organizua sot, 03 dhjetor, në Fakultetin e Edukimit në Gjilan. Pas prezantimit të dokumentarit dhe të dhënave të raportit të ftuarit debatuan për arsimin, punësimin dhe pjesëmarrjen në vendim marrje të të rinjve në Gjilan.