Embassy of Sweden

Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) është duke mbështetur IKS-in dhe është mbështetësi kryesor që nga viti 2015. Sida është agjenci qeveritare që punon në emër të parlamentit dhe qeverisë suedeze, me misionin kyç për ta ulur varfërinë në botë. Përmes punës sonë dhe në baskpunim me partnerët e tjerë, ne përpiqemi për të kontribuar në zbatimin e Politikës Suedeze për Zhvillim Global (PGU).

European Union

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë nëpërmjet Instrumentit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (IDDNJ) është duke mbështetur projektin e IKS-it: “Ekonomia Politike e Mitrovicës dhe Gjakovës: Ndikimi në Stabilitetin Social dhe Politik.” Projekti synon të sigurojë pjesëmarrjen demokratike të aktorëve të shoqërisë civile në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe politik të Kosovës drejt një të ardhmeje evropiane. Ky projekt ka filluar në fillim të vitit 2010 dhe do të përfundojë në fund të vitit 2011.

British Embassy Pristina

Ambasada Britaneze ka mbështetur projektin për përkrahjen e ngritjes së kapaciteteve në tri Ministritë e linjës dhe Zyrës së Kryeministrit në zhvillimin e politikave të reja dhe legjislacionit, për t’u mundësuar atyre përmbushjen e mandatit kryesor të sigurimit të qeverisjës efikase dhe të mirë për të gjithë qytëtarët e Kosovës. Projekti ka filluar në Prill 2011 deri ne Mars 2014.

Open Society Foundations

Instituti për Shoqëri të Hapur, nëpërmes Grantit Institucional është duke e përkrahur në mënyr të vazhdueshme punën e IKS-it që nga 2008. Kjo përkrahje po i mundëson IKS-it që të ketë siguri financiare dhe i mundëson të vazhdojë punën dhe zhvillimin e mëtutjeshëm.

Council of Europe

The Council of Europe advocates freedom of expression and of the media, freedom of assembly, equality, and the protection of minorities. It has launched campaigns on issues such as child protection, online hate speech, and the rights of the Roma, Europe’s largest minority. The Council of Europe helps member states fight corruption and terrorism and undertake necessary judicial reforms. Its group of constitutional experts, known as the Venice Commission, offers legal advice to countries throughout the world.

Friedrich Ebert Stiftung

The Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) is a non-profit German foundation funded by the Government of the Federal Republic of Germany, and headquartered in Bonn and Berlin. It was founded in 1925 and is named after Germany’s first democratically elected President, Friedrich Ebert. FES is committed to the advancement of both socio-political and economic development in the spirit of social democracy, through civic education, research, and international cooperation. Friedrich-Ebert-Stiftung is the oldest political foundation in Germany.

Tiri

Në verën e vitit 2005 TIRI i ofroj IKS-it që të punojnë në një projekt hulumtues ku do të përshkruhej procesi i rindërtimit në Kosovën e pas luftës, duke filluar nga akterët kryesor të involvuar, donatorët që punonin në Kosovë, institucionet lokale që sapo ishin ndërtuar dhe gjendja e integritetit të tyre në çështjet e veçanta ku involvoheshin donatorët si dhe nga ku mund të nxjerreshin mësimet nga ndërhyrjet e donatorëve në situatat e pas luftës. TIRI ka krijuar rrjet të institucioneve hulumtuese në vendet e dalura nga lufta që bëjnë punë të njëjtë si të IKS-it, me qëllim që të nxjerren mësime nga situata të ndryshme të krijuara në vendet e sapo dalura nga lufta në mënyr që të përmbledhen rekomandimet për ti lehtësuar intervenimet në rrethanat e reja të pas luftës.

DFID

Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar është duke mbështetur projektin e IKS-it: “Ekonomia Politike e Korrupsionit dhe Llogaridhënies në Kosovë pas pavarësisë.” Projekti ka filluar në nëntor 2009 dhe pritet të përfundojë në pranverë 2010. Projekti është azhurnim i njërit prej raporteve të mëhershme të IKS-it, “Studim mbi Rindërtimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar” i publikuar më 2007. Ky projekt do të analizojë më thellë shtysat dhe pengesat kundrejt përmirësimit të luftës kundër korrupsionit.

UNICEF

UNICEF e ka përkrahur projektin e IKS-it “Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010”. Nëpërmes këtij projekti IKS-i merr një këndvështrim jo të zakonshëm për mendimet dhe ndjenjat e të rinjve kosovar, perceptimet e tyre mbi të tashmen dhe të ardhmen e vendit, duke shpresuar kështu që të ketë ndikim në politikë bërje më të mirë në interes të fëmijve dhe të rinjve kosovarë. Ky projekt ka përfunduar në tetor të 2010. Edhe projekti “Drejt Lisbonës” gjithashtu ka qenë i përkrahur nga UNICEF.

Europian Fund for the Balkan

Fondi Evropian për Ballkanin ka mbështetur projektin e IKS-it: “Të mendosh gjelbër” nga fundi i vitit 2008 deri në mes të vitit 2009. “Të mendosh gjelbër” prezanton gjendjen e mjedisit në Kosovë sot dhe mënyrën si qeveria qendrore dhe qeveritë komunale e trajtojnë këtë çështje, posaçërisht në komunat e Prishtinës dhe Obiliqit. Ky punim synon të hedh dritë mbi territor të pashkelur më parë, të inkurajojë veprime nga ana e qeverisë dhe të nxis debat publik mbi çështje kyçe që ndikojnë në jetën tonë.