Trashëgimia dhe Komunitetet – Përvoja e PDKK

Sot është zhvilluar dita e parë e konferencës ‘’Trashëgimia dhe Komunitetet – përvoja e PDKK) , e cila shënon finalizimin e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian e Këshillit të Evropës, “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor (PDKK)”.

Ky projekt gjatë më shumë se pesë viteve ka synuar angazhimin aktiv të shoqërisë të të gjitha niveleve në inkurajimin e ruajtes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shfrytëzimit të tyre për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

IKS si organizatë bashkëpunuese e këtij projekti për Rajonin Qendër, do të jetë bartëse e Programit për Trashëgimi dhe Diversitet.

Trashëgimia Jonë e Përbashkët

Në kuadër të Programit për Trashëgimi dhe Diversitet – Qendër, IKS ka zhvilluar aktivitetin ‘’Trashëgimia Jonë e Përbashkët’’ i cili u organizua në kuadër të Projektit të përbashkët të BE/KiE “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK).

Ky aktivitet kishte për qëllimi ngritjen e vetëdijes së pjesëmarrësve për vlerat e trashëgimisë përmes aktiviteteve artistike.

‘’Trashëgimia Jonë e Përbashkët’’ është aktivitet i përbashkët i Programit për Trashëgimi dhe Diversitet në pesë rajonet e Kosovës, i cili u përmbyll në aktivitetin qendror në Prishtinë, më 17 Maj 2015.

Promovimi i Planit Rajonal Të Trashëgimisë Për Rajonin Qendër

Në hapësirat e objektit të Komunës së Prishtinës, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Programi për Trashëgimi dhe Diversitet (PTD), është bërë promovimi i Planit Rajonal të Trashëgimisë për rajonin qendror.

Plani i Trashëgimisë për Rajonin Qendër është produkt i nismës rajonale të komunitetit i komponentit për Zhvillim Ekonomik Lokal të Projektit të Përbashkët të BE/KiE – Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë (PDKK). Ai ofron një kornizë për identifikimin e strategjive më të përshtatshme për të çuar përpara objektivat, në kontekstin e zhvillimit të nismave dhe komponentëve turistik të qëndrueshëm, të bazuar në trashëgimi në kuadër të një strategjie të përgjithshme turistike për rajonin.

Të pranishmit, përfaqësues të insitucioneve lokale dhe qendrore, anëtarë të grupeve punuese të hartimit të këtij plani, kanë pasur rast që të njihen për së afërmi me metodologjinë e punës dhe rëndësinë e Planit Rajonal të Trashëgimisë.