Hartëzimi i Organizatave Lokale dhe me Bazë në Komunitet

Ky raport ofron një pasqyrë të mjedisit zbatues të projektit GrassRoots Action Support – GRAS, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe implementuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Lens, dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES), zyra në Kosovë. Raporti gjithashtu ofron një pasqyrë të kapaciteteve dhe nevojave të Organizatave të Shoqërisë Civile (OshC) të synuara me këtë hulumtim, gjegjësisht të organizatave me bazë në komunitet dhe atyre lokale. Duke qenë se nuk ekziston një nocion universal për t’i definuar organizatat me bazë në komunitet (grassroots), janë analizuar një sërë definicionesh para se të përzgjidhet ai të cilin e ofron Desku Online i Shoqërisë Civile të Bashkimit Evropian (BE), i cili përdorë shprehjet “vetëorganizim, interesa të përbashkëta, e bazuar në vullnetarizëm, organizata joprofitabile” si fjalë kyçe për të definuar organizata të tilla. Ngjashëm, për shkak të vështirësisë së përkthimit të fjalëve “constituents” dhe ”constituencies” në gjuhën shqipe, gjatë intervistimit të organizatave, fjala “komunitet” dhe disa shprehje të tjera janë adoptuar si mënyra më e duhur për ta shpjeguar konceptin. 

LEXONI RAPORTIN 👉🏻- 📄 Hartëzimi i Organizatave Lokale dhe me Bazë në Komunitet