Engjellushe Morina ishte pjesë e emisionit “Politika Shqiptare në 2010”, emision ky i udhëhequr nga Rudina Xhunga në Top Channel. Diskutimi i pjesës së parë të këtij emisioni analitik dhe shumë të shikuar, ishte rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ato të dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut.
IKS-i në Shqipëri: Debat mbi Bisedimet e Mundshme Kosovë-Serbi
Më 22 Shtator Engjëllushe Morina ishte e ftuar e programit televiziv Top Show “Kosova pa veri” ku u debatua mbi risitë rreth bisedimeve të mundshme Kosovë-Serbi.
Projekti “Lista e Bardhë e Shengenit”
Engjellushe Morina, Drejtoresha Ekzekutive e IKS-it, mori pjesë në seminarin e organizuar nga ESI për “Projektin e Listës së Bardhë të Shengenit,” ku morren pjesë analistët e përfshirë në këtë projekt. Çështjet kryesore të cilat u diskutuan lidhur me liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor ishin: Statusi i diskutimeve politike; sa kanë arritur pesë shtet të zbatojnë udhërrëfyesit, përvojat nga vendet si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Seminari gjithashtu ka shqyrtuar shkurtimisht çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit e këtij seminari ishin analistë nga Ballkani Perëndimor të cilët janë të përfshirë në Projektin e Listës së Bardhë të Shengenit.
IKS Mban Takimin e 10-të të Bordit
Më 01 deri 04 korrik Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) mbajti takimin e dhjetë të Bordit të Drejtorëve në Prishtinë. Anëtarët e Bordit të IKS-it shqyrtuan aktivitetet dhe financat e IKS-it për periudhën qershor 2010 deri në qershor 2011. Po ashtu në bord u paraqit edhe raporti vjetor i auditimit i IKS-it. Çështjet e brendshme strukturore, si dhe strategjia e tre vjeçare e IKS-it u diskutuan gjithashtu.
Pasi që anëtarët e bordit ishin të pranishëm në Kosovë, IKS-i organizoi një koktej barbeque në Restaurantin Country House në fshatin Bërnicë. Përmes kësaj ndeje Bordi i Drejtorëve dhe personeli i IKS-it kishte kënaqësinë që t’i falënderojë miqtë e IKS-it për përkrahjen e ofruar për organizatën tonë gjatë viteve të fundit. Në të njejtë kohë, kjo ngjarje sherbeu si një hapësirë jo formale për biseda të hapura në mes te hisedarëve të ndryshëm në zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale në Kosovë.
Takime Brifingu në Helsinki
Engjellushe Morina, analiste e IKS-it udhëtoi në Helsinki për të vijuar seminarin e Navigatorëve Ndër-kulturorë të organizuar nga Këshilli Britanik si një nga të diplomuarit me shkollim Chevening. Derisa ishte atje Engjellushe kishte takime brifingu lidhur me aktivitetetet e IKS-it. Ajo u takua me zyrtarët e lartë në njësinë e Ballkanit Perëndimor, Departmenti për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës. Engjëllushe poashtu u takua me Nën Presidentin e Grupit Konsultues Finlandez.
Prof. Alina Mungiu-Pippidi Viziton Kosovën
Alina Mungiu-Pippidi, profesoreshë e studimeve demokratike në shkollën Hertie të Qeverisjes në Berlin, vizitoi Kosovën në 7-8 qershor për hulumtim mbi konfliktet rreth botës. Prof. Mungiu-Pippidi është aktualisht duke shkruar një libër mbi Dështimet e Civilizimeve. Analisti i IKS-së Engjellushe Morina iu bashkua Prof. Mungiu-Pippidi në turneun e saj përreth Kosovës dhe vizitoi vende sikur Gazimestani, Graçanicë, Rahovec, Krusha e Madhe, Prizren, Decan, Mitrovica dhe tjerët.
Publikimi i Raportit “Kush Është Shefi?”
“Kush është Shefi?” ishte titulli i punimit diskutues i cili u prezantua dhe u publikua nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet në konferencën “Misioni Ndërkombëtar – Lehtësim apo Barrë për Kosovën,” e organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme. Të ftuar në panelin diskutues ishin: drejtoresha e IKS-it, Engjellushe Morina, anëtarja e bordit të IKS-it, Verena Knaus, shefi i ICO-së Pieter Feith, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi dhe ish kryeministri i Kosovës dhe kryetar i PSD-së, Agim Çeku.
Publikimi i “Imazhi Çon Peshë: Zbërthimi i Problemit të Imazhit të Kosovës”
Iniciativa Kosovare për Stabilitet prezantoi dhe publikoi raportin e titulluar “Imazhi çon peshë! Zbërthimi i problemit të imazhit të Kosovës,” në tryezën e diskutimit “Imazhi Ndërkombëtar i Kosovës” të organizuar nga Forum 2015. Kjo tryezë mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si: Vlora Çitaku, zv. Ministre e Punëve të Jashtme, Arsim Bajrami, Ministër i Shërbimeve Publike, z. Muhamet Mustafa, nga Instituti RIINVEST, z. Frode De Mauring, koordinator i UNDP-së për Kosovë dhe të tjerë.
Cultural Preservation/Restoration Project
IKS continued to organize open day tours to all cultural heritage sites, aimed at promotion and raised public awareness on the importance of its cultural heritage for Kosovo. Some of the more notable activities were:
– An Exhibition of selected photographs, showing all phases of restoration of ShehZade Old House in Prizren, the Church of St. Stephen in Hoçë e Madhe and the Church of St. Nicola in Bogosevë – Prizren;
– A Cultural Heritage Contest
– A round table “The Old Shehzade House: Ethnological Museum of Prizren -event held on 22 November 2012 in Prizren
– IKS established partnership with a Swiss funded project “Diaspora for Development”.
– Production of two documentaries on the restoration and the history of the two cultural heritage sites (St, Nicola Church in Bogosheve and Old Shehzade House.
– IKS was approached by OSCE to establish a working partnership for the sector. IKS has been invited to present its work at the OSCE organized conference on the “Cultural Heritage Management in Kosovo”.
– IKS also created a website of the ‘Cultural Preservation and Restoration Project” that will be hosted within the National Geographic page on the Balkans and the Kosovo Guide website.
Improving Policy Analysis Skills in Three (3) Pilot Line Ministries
IKS has been awarded a grant from the British Embassy in Prishtina, namely from the Diplomatic Influence and Values Fund. The project aims at supporting tree line Ministries in Kosovo to improve their capacity for policy planning and analysis. It is expected that this project will have a positive impact on the quality of the new legislation and governance.
Capacities build through this project are also expected to help the Kosovo Government in achieving its aspirations toward EU accession while an improved policy process should result in an increased public trust in government institutions.
Through this project IKS has a chance to employ its research and policy skills not only help Government capacity but also influence policies from their inception. An MoU has been signed between the State Secretary, three line Ministries, and IKS. The three monthly and the annual work plan have been approved by the government. Two mentors at the Senior Civil Service level have been assigned to help the process.