IKS në RTK në “Evropa Mmë Afër”

Engjellushe Morina, drejtore ekzekutive e IKS-it është ftuar të jetë pjesëmarrëse në debatin për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Në programin “Evropa më Afër”. Mysafir të tjerë të ftuar në këtë debat ishin Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Besa Luci, hulumtuese në Klubin për Politikë të Jashtme.

IKS në Beograd

Engjellushe Morina ishte ftuar nga Fondi Evropian për Balkan (EFB) në Beograd, në seminarin “Reforma e Proceseve të Politik-bërjes në Ballkanin Perëndimor: Prej ideve të mëdha drejt hapave konkret në agjenden e reformave”. Engjellushja në prezentimin e saj është fokusuar në përvojat e IKS-it gjatë projekteve të kaluara dhe të tashme, dhe si IKS-i bënë shtytje për implememtimin e rekomandimeve në nivelin e politik-bërjes.

IKS në Pejë

Pas publikimit të raportit “Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010”, më 20 tetor në Prishtinë, IKS-i  po organizon 4 seminare rajonalë. Seminari i parë u organizua sot, 5 nëntor, në Universitetin Iliria në Pejë. Pas prezantimit të dokumentarit dhe të dhënave të raportit të ftuarit debatuan për arsimin, punësimin dhe format e pjesëmarrjes në vendim marrje të të rinjve Pejanë.

IKS në “Shqip” me Rudina Xhungën

Engjellushe Morina ishte pjesë e emisionit “Politika Shqiptare në 2010”, emision ky i udhëhequr nga Rudina Xhunga në Top Channel. Diskutimi i pjesës së parë të këtij emisioni analitik dhe shumë të shikuar, ishte rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ato të dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut.

Projekti “Lista e Bardhë e Shengenit”

Engjellushe Morina, Drejtoresha Ekzekutive e IKS-it, mori pjesë në seminarin e organizuar nga ESI për “Projektin e Listës së Bardhë të Shengenit,” ku morren pjesë analistët e përfshirë në këtë projekt. Çështjet kryesore të cilat u diskutuan lidhur me liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor ishin: Statusi i diskutimeve politike; sa kanë arritur pesë shtet të zbatojnë udhërrëfyesit, përvojat nga vendet si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Seminari gjithashtu ka shqyrtuar shkurtimisht çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit e këtij seminari ishin analistë nga Ballkani Perëndimor të cilët janë të përfshirë në Projektin e Listës së Bardhë të Shengenit.

IKS Mban Takimin e 10-të të Bordit

Më 01 deri 04 korrik Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) mbajti takimin e dhjetë të Bordit të Drejtorëve në Prishtinë. Anëtarët e Bordit të IKS-it shqyrtuan aktivitetet dhe financat e IKS-it për periudhën qershor 2010 deri në qershor 2011. Po ashtu në bord u paraqit edhe raporti vjetor i auditimit i IKS-it. Çështjet e brendshme strukturore, si dhe strategjia e tre vjeçare e IKS-it u diskutuan gjithashtu.

Pasi që  anëtarët e bordit  ishin të pranishëm në Kosovë, IKS-i organizoi një koktej barbeque në Restaurantin Country House në fshatin Bërnicë. Përmes kësaj ndeje Bordi i Drejtorëve dhe personeli i IKS-it kishte kënaqësinë që t’i falënderojë miqtë e IKS-it për përkrahjen e ofruar për organizatën tonë gjatë viteve të fundit. Në të njejtë kohë, kjo ngjarje  sherbeu si një hapësirë jo formale për biseda të hapura në mes te hisedarëve të ndryshëm në zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale në Kosovë.

Takime Brifingu në Helsinki

Engjellushe Morina, analiste e IKS-it udhëtoi në Helsinki për të vijuar seminarin e Navigatorëve Ndër-kulturorë të organizuar nga Këshilli Britanik si një nga të diplomuarit me shkollim  Chevening. Derisa ishte atje Engjellushe kishte takime brifingu  lidhur me aktivitetetet e IKS-it. Ajo u takua me zyrtarët e lartë në njësinë e Ballkanit Perëndimor, Departmenti për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës. Engjëllushe poashtu u takua me Nën Presidentin e Grupit Konsultues Finlandez.

Prof. Alina Mungiu-Pippidi Viziton Kosovën

Alina Mungiu-Pippidi, profesoreshë e studimeve demokratike në shkollën Hertie të Qeverisjes në Berlin, vizitoi Kosovën në 7-8 qershor për hulumtim mbi konfliktet rreth botës. Prof. Mungiu-Pippidi është aktualisht duke shkruar një libër mbi Dështimet e Civilizimeve. Analisti i IKS-së Engjellushe Morina iu bashkua Prof. Mungiu-Pippidi në turneun e saj përreth Kosovës dhe vizitoi vende sikur Gazimestani, Graçanicë, Rahovec, Krusha e Madhe, Prizren, Decan, Mitrovica dhe tjerët.