Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me bibliotekën ndërkomunale “Latif Berisha” në Mitrovicë me qëllim që të themelojë bashkëpunim në mes të palëve. Si rezultat i marrëveshjes së mirëkuptimit IKS-i do të përdorë hapësirën e bibliotekës gjatë hulumtimit për projektin “Mitrovica: Një qytet dy realitete,” ndërsa IKS-i do të ofrojë kopje të publikimeve të saj për bibliotekën e Mitrovicës.
Evropa Komunikuese: Perspektiva Suedeze mbi Zgjerimin e BE-së
Engjellushe Morina, Drejtoresha Ekzekutive e IKS-it mori pjesë në seminarin e organizuar nga ESI mbi temën “Evropa Komunikuese: Perspektiva Suedeze mbi zgjerimin e BE-së.” Ky seminar kryesisht shqyrtoi natyrën dhe dinamikën e debatit për zgjerimin e BE-së gjatë periudhës së Presidencës Suedeze në BE-së duke filluar nga data 1 Korrik. Në seminar u diskutua edhe për opinionet midis politikë-bërësve, politikanëve, grupeve të interesit, instituteve hulumtuese, akademisë, medias dhe opinionit publik në Suedi. Përfaqësuesit nga qeveria Suedeze, partitë politike dhe komunitetit të biznesit na informuan rreth debateve politike të Suedisë dhe morën pjesë në diskutime të sinqerta dhe joformale. Çështjet kryesore që u ngritën ishin: Cilat janë qëndrimet e Suedisë për një zgjerim të ardhshëm; Cilat janë vizionet konkurruese për të ardhmen e Evropës sipas elitës politike Suedeze; Kush janë lojtarët-politik kyç dhe formuesit e opinionit; Cili është roli i partisë më të madhe, opozitës, instituteve partiake, instituteve hulumtuese dhe mediave; Cilat janë shqetësimet më të mëdha të politikë bërësve suedezë kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit ishin përfaqësues të qeverisë, të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Transparenca dhe Llogaridhënia Qeveritare
Flutura Kusari, hulumtuese në IKS, morri pjesë në seminarin e organizuar nga Soros me temë “Transparenca dhe Llogaridhënia Qeveritare,” të mbajtur më 21-22 Prill, 2009 në Prevallë. Qëllimi kryesor i seminarit ishte ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile kosovare nëpërmjet të gjitha fazave të hulumtimit, monitorimit dhe avokimit për të siguruar qëndrueshmërinë e veprimeve dhe pronësinë lokale, përderisa pikat kryesore të cilat u shtjelluan ishin: transparenca buxhetore; transparenca e të hyrave nga resurset natyrale; transparenca e IPA fondeve; transparenca e fondeve të donatorëve.
Mendo dhe Lidhu
Beograd, Mars 18-19, 2009
Engjellushe Morina, Drejtoresha Ekzekutive e IKS-it dhe Linda Gusia, Analiste në IKS morrin pjesë në konferencën e quajtur “Roli i instituteve hulumtuese në procesin politik dhe rëndësia e tyre gjatë Integrimit në BE – Rast Studimi: Ambienti në Ballkan”, e organizuar nga Fondi Evropian për Ballkanin. IKS-i prezantoi të gjeturat kryesore nga projekti “Të mendosh Gjelbër” dhe diskutuan rreth tyre me pjesëmarrësit e tjerë. Përfaqësuesit e IKS-it po ashtu kishin mundësinë të krijonin rrjet me organizatat tjera të interesuara në çështje të ngjashme.
Mënyrat e Reja të Pjesëmarrjes së të Rinjve Bazuar në Teknologji
Flutura Kusari, Hulumtuese në IKS morri pjesë në seminarin “Mënyrat e reja të pjesëmarrjes” më 16-18 Mars, 2009, në Qendrën Rinore Evropiane në Strasburg. Seminari siguroi një mjedis ku ju mundësua të rinjve shkëmbimin e përvojave të tyre për mënyrat e reja të pjesëmarrjes bazuar në teknologjinë informative. Bazuar në seminar, IKS-i planifikon të zhvilloj më tutje marrëdhëniet me publikun dhe shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikuese si mënyre e shpejtë dhe ekonomike e shkëmbimit të informacioneve, e gjithashtu gjatë projekteve hulumtuese.
Strategjitë Dalëse dhe Konsolidimi i Paqës Gjatë Shtet-Ndërtimit
Wilton Park, Mars 13-15, 2009
Engjellushe Morina, Drejtoresha Ekzekutive e IKS-it ka marrë pjesë në konferencën “Strategjitë dalëse dhe Konsolidimi i Paqes gjatë shtet-ndërtimit” të mbajtur në Wilton Park, më 13-15 Mars. Konferenca kishte tri objektiva kryesore. Bazuar në studime empirike qëllimi i saj ishte shqyrtimi i rrethanave që kanë ndikuar në arritjen e paqes, në okupimet ushtarake dhe aktivitetet tjera të ndërlidhura me shtet-ndërtimin. Gjithashtu janë hulumtuar marrëveshjet e mëtutjeshme që janë arritur për konsolidimin e paqes. Së dyti, konferenca u fokusua në identifikimin e faktorëve që ndikuan në zgjidhje të suksesshme. Qëllimi final ishte identifikimi i kritereve dhe treguesve të performancave që nevojiten për të vlerësuar suksesin, duke ndihmuar krijimin e strategjisë dalëse
Marrëveshje për Partneritet
Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka nënshkruar kontratë për partneritet më zyrën lokale të WUS Austria në Prishtinë. Qëllimi i këtij partneriteti është që IKS të ofrojë dy praktika për pjesëmarrësit e Kosova Case Challenge 2009, Modeli i Këshillit të Evropës, i organizuar nga WUS-i dhe ofrimin e një anëtari të jurisë gjatë mbajtjes së garës.
“DREJT LISBONËS”
“Drejt Lisbonës” është titulli i studimit të hulumtuar dhe përgatitur nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet me ndihmën zemërgjerë të UNICEF-it. Publikimi i studimit “Drejtë Lisbonës” është mbajtur sot në Hotel Grand, në Prishtinë. Linda Gusia, analiste nga IKS, prezantoi studimin para një audience të përbërë nga politikanë, zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, organizata të grave dhe media. Në panel ishin të pranishëm edhe: Z. Enver Hoxhaj, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Zt. Nenad Rasic, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Znj. Shqipe Krasniqi, U.D kryeshefe ekzekutive e agjensionit për barazi gjinore, Zyra e Kryeministrit; Z. Robert Fuderich, Udhëheqës i Zyrës së UNICEF-it.
Projekti “Lista e Bardhë”
16 Janar 2008
‘Projekti Lista e Bardhë’ është lancuar nga European Stability Initiative (Iniciativa Evropiane për Stabilitet – ESI) në vitin 2008. Në partneritet me IKS-in dhe organizatat tjera në rajon, ESI synon të promovoj udhëtimin pa viza në Evropë për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Kosova mbetet mbrapa në krahasim me vendet tjera të rajonit. Më 1 Janar 2008 marrëveshja për liberalizimin e vizave hyri në fuqi me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe me Shqipërinë. Më 5 Janar 2008, Komisioni Evropian filloi dialogun për viza në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës. Udhërrëfyesit e detaijzuar me kritere specifike, të cilat duhet të përmbushen nga secili vend për udhëtim pa viza janë lëshuar për të gjitha vendet në rajon përveç Kosovës. Ka shumë mundësi, që të gjitha këto vende përveç Kosovës, të mund të udhëtojnë pa viza në Evropë në vitin 2010. Si rezultat, Kosova do të jetë edhe më e izoluar politikisht dhe ekonomikisht.
Për ta parandaluar këtë, IKS-i synon të hap një debat konstruktiv për liberalizimin e vizave në Kosovë. Dokumentin ‘Projekti Lista e Bardhë’ i cili është kontributi ynë i parë për këtë debat, mund ta gjeni tek rubrika: Publikimet.
Seminari “Evropianizimi i Kosovës”
SEMINARI “EVROPIANIZIMI I KOSOVËS”
Continue reading “Seminari “Evropianizimi i Kosovës””