Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS, në kuadër të projektit Përkrahje Partnerëve Social, me rastin e festave të fundvitit organizoi aktivitetin festiv, me qëllim të ndërgjegjësimit të punëdhënësve për të drejtat e punëtoreve. Me këte rast IKS u ofroi dhurata fëmijëve prindërit e të cilëve punojnë në sektorin privat, veçanërisht atyre që kanë humbur nga një prind në vendin e punës apo atyre qe prindërit u punojnë në sektore të parregulluar mirë e me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria.
Ky aktivitet u organizua me donacionet e mbledhura gjatë eventit S.O.S.iety, të organizuar me 17 shkurt 2015 në bashkëpunim me Y serious?, si dhe me ndihmën shumë bujare të DJ Adriatique dhe Meridian Express.