Sot, Ambasada e Suedisë në Prishtinë organizoi punëtorin për Anti-korrupsion për partnerët e saj nga institucionet dhe organizatat të ndryshme si Iniciativa Kosovare për Stabilitet.
James Donovan dhe Ulrika Lindberg-Labasauskas ekspertët në fushën e anti-korrupsionit, nga Sida – Stockholm shkëmbyen përvojat e tyre dhe njohuritë me pjesëmarrësit duke u fokusuar në sektorin publik dhe privat, format e korrupsionit, si të merren me të, natyrën dhe efektet e korrupsionit, dhe më e rëndësishme mënyra për ta parandaluar dhe për t’u mbrojtur nga korrupsioni.
Përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova ka bërë një analizë dhe pasqyrë të situatës aktuale të korrupsionit në Kosovë si dhe përfaqësues nga Zyra e Auditorit Gjeneral në Kosovë ka dhënë një pasqyrë të rolit dhe mandatit të tyre. Gjatë diskutimit me pjesëmarrësit u theksua roli i organizatave në luftën kundër korrupsionit, edhe ajo se cili është kontributi i tyre efektiv në uljen e nivelit të korrupsionit në Kosovë.
Si përfundim, korrupsioni ka të bëjë me të gjithë ne, edhe në qoftë se nuk jemi pjesë e saj! #nocorruption #betterlife #EUIntegration
Shikojeni një video-mesazh të shkurtër nga James Donovan mbi anti-korrupsionin nëpërmjet këtij linku: bit.ly/1QjWZkt
