Nepotizmi, Kushti Kryesor Për Punësim!

Në raportin me temë “Hulumtimi i Perceptimeve dhe Qëndrimeve të Qytetarëve për shtetin social”, janë bërë gjetjet për papunësinë, standardin e jetesës dhe perceptimet e qytetarëve për shtetin social.

47.6 për qind e të papunëve në Kosovë thonë se të njohshmit janë mënyra e vetme për tu punësuar në sektorin publik.

18.0 për qind thonë së për tu punësuar në sektorin publik duhet paguar ryshfet.

Ndërsa, vetëm 11.4 për qind thonë se për tu punësuar në sektorin publik duhet pasur njohuri .

Hulumtimi është financuar nga BE dhe është realizuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS). Në të kanë marrë pjesë 1.100 respodent ndërsa shpërndarja e mostrës është bërë në 100 lokacione.

Episodi i Radhës Në Infomagazine Klan Kosova

Episodi i rradhës në Info Magazine, Klan Kosova i lidhur me temat e dialogut social u transmetua në datën 2 Maj 2016. Gjatë këtij emisioni u diskutua për ditën ndërkombëtare të punëtorëve dhe tema e debatit ishte “1 maji ndërmjet festës dhe protestës?!”.

Ky debat u mbështet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS dhe Ambasada Britanike në Kosovë.

Për ata që nuk patën mundësi të ndjekin transmetimin, gjeni më poshtë linkun:https://www.youtube.com/watch?v=MSkkIEenwSE

1 Maji – Festa e Punëtorëve Të Papunë Në Vendin Tonë

Edhe maji i këtij viti, dita e parë e së cilit shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, i gjenë Kosovarët me probleme të mëdha sa i përket të drejtave të realizuara me punë dhe sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës. Vendi ynë vazhdon të shënojë nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë. Ndërkaq, trendet aktuale nuk japin indikacione se gjërat do të ndryshojnë në një të ardhme të afërt. Niveli i lartë i papunësisë është një ndër faktorët që e bëjnë më pak të rëndësishme ditën e 1 majit për Kosovarët.

Përveç përqindjes së lartë të të papunëve, që shkon rreth 35.3 %, edhe ata që kanë fatin të punojnë ballafaqohen me probleme të mëdha në vendet e tyre të punës, me theks të veçantë të punësuarit në sektorin privat. Vetëm gjatë vitit 2015 raportohet se 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa 45 punëtorë janë lënduar si pasojë e aksidenteve në vendin e punës dhe kushteve jo të mira të punës.

Gjetjet nga hulumtimi i zhvilluar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet për punën dhe punësimin në Kosovë japin indikacione për gjendjen shumë shqetësuese në terren. Rreth 30% të intervistuarave të cilët janë të punësuar kanë pohuar të jenë të punësuar në mënyrë jo-formale (pa kontratë pune). Në mungesë të dokumentit bazë që rregulloon marëdhënien e punës dhe të drejtat e palëve nënshkruese, të punësuarit nuk mund të realizojnë asnjë të drejtë nga punëdhënësit. Kjo nënkupton gjithashtu se të punësuarve të tillë nuk u paguhen kontributet pensionale dhe se punëdhënësit kryejnë evazion fiskal. Edhe në rastet kur të punësuarit kanë kontrata pune, realizimi i të drejtave të garantuara me to është i vëshirë në praktikë. Procedimi i ngadalshëm i rasteve nga sistemi gjyqësor që kanë të bëjnë me shkelje të të drejtave të punës kanë qenë shumë faktor dekurajues për ndjekjen e rrugëve ligjore për zgjidhjen e kontesteve të punës.

Një prej shkeljeve më të shpeshta të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat ka të bëjë me oraret e punës dhe ditët e pushimit. Përderisa Ligji i Punës garanton javën e punës prej dyzet orëve të punës, në praktikë shumë kompani obligojnë të punësuarit të punojnë nga gjashtë ditë në javë (dyzet e tetë orë pune) pa kompenzim shtese siç e parasheh ligji. Puna gjatë ditëve të festave gjithashtu rrallëherë u kompenzohet të punësuarve me pagesë shtesë siç u takon ligjërisht.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, këtë vit nuk i gjenë më mirë as femrat në Kosovë ndaj të cilave ende vazhdon një diskriminim i theksuar në tregun e punës, sidomos në sektorin privat. Gjetjeve nga hulumtimi i IKS, dëshmojnë se punësimi në Kosovë është në favor të meshkujve, që përveç që shfaqin prezencë më të madhe në fuqinë punëtore aktive, ata gjithashtu janë të prirur të kenë siguri më të lartë në vendin e punës duke dominuar pozitat afatgjata të punësimit.

Një arsye tjetër e pakënaqësisë tek punëtorët e papunë kosovarë do të duhej të ishte edhe humbja e besimit tek institucioni i konkursit publik. Të dhënat nga terreni tregojnë për një mungesë të theksuar të interesit dhe humbje të plotë të besimit tek të papunët për të përdorur kanalet formale të aplikimit për punë.

Njoftësitë dhe rrjeti i kontakteve personale besohet të jenë atributet më të rëndësishme dhe parakushte të përgjithshme për të marrë një punë në sektorin privat dhe publik në Kosovë. Ky perceptim është shumë i dëmshëm pasi rrit pasivitetin në tregun e punës dhe pavarësisht nga fakti se vetëm 2.9% e të punësuarve të anketuar nga IKS kanë thënë se punën e kanë gjetur nëpërmjet miqve dhe të afërmve.

Këto dhe shumë të tjera arsye valide kanë punëtorët kosovar të protestojnë në ditën e 1 Majit 2016. Të gjithë të papunët dhe të gjithë ata që janë të punësuar por ballafaqohen me probleme të shumta në vendin e punës, duke u nisur nga siguria në punë e deri tek shkeljet e përditshme, në vend se të festojnë papunësinë dhe shkeljet e ligjit duhet të ngrisin zërin e tyre dhe të punojnë në realizimin e të drejtave të tyre, jo vetëm për 1 maj por çdo ditë të vitit.

Episodi i Radhës Në Infomagazine Klan Kosova

Dje në emisionin e Info Magazine në Klan Kosova janë publikuar ekzluzivisht raportet e Iniciativës Kosovare për Stabilitet dhe Këshillit Ekonomik Social (KES) për perceptimin e qytetarëve rreth;

1) Punës dhe Punësimit,
2) Standardit të Jetesës,
3) dhe Shtetit Social.

Këto raporte janë bërë për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë në punën e Këshillit Ekonomik Social, i cili edhe ligjërisht është përgjegjës që të bëj lehtësimin e dialogut social trepalësh për të avancuar pozitën e punëtorëve dhe punëmarrësve në Kosovë.

Reagimet e qytetarëve rreth politikave aktuale do të përdoren nga anëtarët e Këshillit Ekonomik Social dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si të dhëna të besueshme për t’u informuar për procesin e vendimmarrjes në fushën punës dhe mirëqenies sociale.

Kurse në debatin që u diskutuan gjetjet e hulumtimit morrën pjesë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Ztr. Arban Abrashi dhe drejtori e Organizatës Fol Ztr. Petrit Zogaj. Linku për emisionit të Info Magazine e gjeni këtu.

Gjatë javëve të ardhshme, të gjitha gjetjet e Iniciativës Kosovare për Stabilitet do të publikohen në Klan Kosova dhe do të debatohen nga akterët të ndryshëm.

Gjithashtu, Iniciativa Kosovare për Stabilitet i ka publikuar të tre raporte në gjuhen angleze dhe do t’i gjeni në këtu.

Punëtoria Për Anti-Korrupsion

Sot, Ambasada e Suedisë në Prishtinë organizoi punëtorin për Anti-korrupsion për partnerët e saj nga institucionet dhe organizatat të ndryshme si Iniciativa Kosovare për Stabilitet.

James Donovan dhe Ulrika Lindberg-Labasauskas ekspertët në fushën e anti-korrupsionit, nga Sida – Stockholm shkëmbyen përvojat e tyre dhe njohuritë me pjesëmarrësit duke u fokusuar në sektorin publik dhe privat, format e korrupsionit, si të merren me të, natyrën dhe efektet e korrupsionit, dhe më e rëndësishme mënyra për ta parandaluar dhe për t’u mbrojtur nga korrupsioni.

Përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova ka bërë një analizë dhe pasqyrë të situatës aktuale të korrupsionit në Kosovë si dhe përfaqësues nga Zyra e Auditorit Gjeneral në Kosovë ka dhënë një pasqyrë të rolit dhe mandatit të tyre. Gjatë diskutimit me pjesëmarrësit u theksua roli i organizatave në luftën kundër korrupsionit, edhe ajo se cili është kontributi i tyre efektiv në uljen e nivelit të korrupsionit në Kosovë.

Si përfundim, korrupsioni ka të bëjë me të gjithë ne, edhe në qoftë se nuk jemi pjesë e saj! #nocorruption #betterlife #EUIntegration

Shikojeni një video-mesazh të shkurtër nga James Donovan mbi anti-korrupsionin nëpërmjet këtij linku: bit.ly/1QjWZkt

Call For Offer ‘Minimum Wage Study’

The Kosovar Stability Initiative (IKS) is an independent, not-for-profit think tank focusing on empirical research and analysis of socio-economic development in Kosovo. IKS was created in 2004 in recognition of the pressing need for independent, in-depth analysis of important issues involved in promoting stability and prosperity in Kosovo. Its innovative and policy-relevant research aims at initiating debates on important issues for Kosovo’s future.

IKS offers interested companies who focus on market research, for the following tender:

‘Exploring models and good practices in determining minimum pay for full time work and identifying the best model for Kosovo’

This research is one of the activities implemented under the Support to Social Partners Project (SSP) implemented by a consortium of organization under the leadership of Kosovo Stability Initiative and managed by the European Union Office in Kosovo.

SSP intends to commission a competent company or consortium to undertake a comparative research study with the objective of contributing to the Socio Economic Council (SEC) KES proposal for setting the minimum wage in Kosovo. SSP will coordinate this effort, but the research company would be responsible for organizing and conducting research and providing thorough-going analysis and findings. SSP reserves the right to review and approve the methodology and all instruments, guides, and or administrative procedures as necessary to comply with IKS procedures.

Specific objectives of the research:

  1. Is minimum wage needed in Kosovo? (pros and cons in the Kosovo circumstances)
  2. What are best practices in determining minimum wage and what is the necessary minimum needed for survival in Kosovo?
  3. How should the revision of criteria on defining the minimum wage in the Republic of Kosovo.
  4. What would be the budget implications of the new proposed methodology for determining minimum wage?

 

All interested companies can contact the following emails for further information and receive the Terms of Reference (ToR)

brikene_hoxha@iksweb.org and info@iksweb.org

 

Deadline for submitting the proposal is 22 April, 2016.

Punëtoria Për Informimin Dhe Konsultimin e Draftit Të Parë Të Projektligjit Për Ndryshimin Dhe Plotësimin e Ligjit Të Punës

Në kuadër të projektit “Përkrahja Partnerëve Social” me 4 Prill, 2016, u mbajtur punëtoria për informimin dhe konsultimin e draftit të parë të Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit të Punës në Prishtinë.

Kjo punëtori e cila u mbështet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, kishte për qëllim diskutimin për amendamentimin e Ligjit të Punës, për avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe njëherësh krijimin e një ambienti pozitiv për investimet e huaja në Kosovë.

Në këtë punëtori morën pjesë 20 përfaqësues nga institucione të ndryshme, sindikata, odat ekonomike dhe organizata të shoqërisë civile.

Çështjet kryesore të diskutuarit ishin, vazhdimi i transponimit të direktivave të BE-s nga fusha e punës dhe politikave sociale, pushimi lehonisë dhe paga minimale.

Punëtoria Për Hartimin e Planit Të Punës Së Këshillit Ekonomiko-Social

Anëtarët e Këshillit Ekonomiko-Social si dhe Zyrtarët e Sekretariatit Koordinues, në punëtorinë e financuar nga Projekti “Mbështetje Partnerëve Social” me 18.03.2016, hartuan draftin fillestar për planin një (1) vjeçar të punës së KES-it.

Gjatë këtij takimi u prezantua raporti i Klasifikimit të profesioneve në Kosovë, i cili u cilësua si ndër punët më të rëndësishme dhe të sukseshme që ka inicuar ky  këshill. Gjithashtu, u analizuan objektivat dhe aktivitetet kryesore që do t’i ndërmarrë ky këshill, për vitin 2016.

Kjo punëtori u mbështet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet dhe Ambasada Britaneze në Kosovë.

Abrashi: Nga e Hëna Nis Zbatimi i Pensionit Invalidor Dhe Familjar Në Kosovë

Pensioni invalidor dhe ai familjar janë dy skemat e reja që kanë filluar të zbatohen në Kosovë. Kështu u shpreh ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Arban Abrashi, mbrëmë në emisionin Info Magazinë, në televizionin Klan Kosova.

Sipas tij, skemat e ofruara do të kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve.

“Siç e duan rregullat këto skema të reja kanë hyrë në fuqi dhe qytetarët mund të marrin aplikacionet për këto skema penisonale. Qytetarët nga sot mund të shkojnë t’i vizitojnë zyrat e pensioneve dhe nga e hëna të fillojnë aplikimin” u shpreh Abrashi.

Ai  saktësoi se pensioni invalidor fillon me një shumë bazike prej 75 euro.

Abrashi gjatë debatit foli edhe për çështjen e veteranëve të luftës. Tha se janë rreth 40 milionë euro që shkojnë vetëm për veteranët.

“Ne bëjmë shpërndarjen e pensioneve për të gjithë ata që plotësojnë kushtet. Me veteranët jemi pajtuar që  shuma të jetë prej 0.7 % të GDP-së. Kemi rreth 90 milionë të ndara për këtë skemë dhe për skemën e pensioneve familjare” u shpreh ai.

Sipas tij, aktualisht  janë gjithsej 29 mijë veteranë që marrin pension.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka folur edhe për numrin e të papunëve në Kosovë.

“Sot i kemi rreth 350 mijë të papunë. Shifrat për vitin e kaluar po del të jetë rreth 26 deri 27%, që është një rënie krahasuar me vitin 2014”

I pyetur për punësimin e resë se kryeministri në ministrinë që ai e drejton, Abrashi e konfirmoj një gjë të tillë duke thënë se bashkëshortja e djalit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është punësuar në një projekt dhe se nuk ka asgjë kundër-ligjore rreth kësaj.

Dialogu social realizohet në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacionin Friedrich Ebert (FES).

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=zvAtdizfUj0&feature=youtu.be