Partnerët

  • Instituti për Shoqëri të Hapur, nëpërmes Grantit Institucional është duke e përkrahur në mënyr të vazhdueshme punën e IKS-it që nga 2008. Kjo përkrahje po i mundëson IKS-it që të ketë siguri financiare dhe i mundëson të vazhdojë punën dhe zhvillimin e mëtutjeshëm.

  • Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë nëpërmjet Instrumentit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (IDDNJ) është duke mbështetur projektin e IKS-it: “Ekonomia Politike e Mitrovicës dhe Gjakovës: Ndikimi në Stabilitetin Social dhe Politik.” Projekti synon të sigurojë pjesëmarrjen demokratike të aktorëve të shoqërisë civile në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe politik të Kosovës drejt një të ardhmeje evropiane. Ky projekt ka filluar në fillim të vitit 2010 dhe do të përfundojë në fund të vitit 2011.

  • Fondi i Ballkanit për Demokraci është duke mbështetur projektin e IKS-it: “Peisazhi Politik i Kosovës.” Nëpërmjet këtij projekti IKS-i synon të analizojë sistematikisht peisazhin politik të Kosovës dhe të paraqesë në mënyrë të qartë përfundimet e hulumtimit tek populli i Kosovës. Nëse qytetarët dinë më shumë rreth funksionimit të partive politike, rreth përpilimit të programeve dhe se si merren vendimet brenda partisë, atëherë ata do të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhje më të informuar se kush do ti përfaqësojë ata. Ky projekt i financuar nga FBD ka filluar në tetor 2009 dhe parashihet të përfundojë në verë 2010.

  • Iniciativa Kosovare për Stabilitet është pjesë e rrjetit të instituteve hulumtuese të frymëzuara nga Iniciativa Europiane për Stabilitet në Evropën Jug-Lindore. IKS-i është themeluar si pjesë e projektit të ESI-t për ndërtimin e kapaciteteve në vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2004. Themelimi i tij është ndihmuar nga analistë të lartë të ESI-it që punojnë në Kosovë dhe Ballkanë, me udhëheqje vendore të institutit të ri.

  • Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ka qenë mbështetës i punës së IKS-it që nga viti 2005. Hulumtime të shumta si problemet në qeverisjen e Prishtinës, sfidat e ekonomisë rurale të Rahovecit, roli i BE-së në Kosovën e pavarur kanë qenë të financuara kryesisht nga KFOS-i. Nën ombrellën e FORUM 2015, KFOS-i ka mbështetur gjithashtu projektet "Imazhi çon peshë" të publikuar në fund të vitit 2008, dhe "Vlerësimi i ndikimit të reformave lokale në Kosovë" që pritet të publikohet në fund të shkurtit 2010.

  • Fondi Evropian për Ballkanin ka mbështetur projektin e IKS-it: “Të mendosh gjelbër” nga fundi i vitit 2008 deri në mes të vitit 2009. “Të mendosh gjelbër” prezanton gjendjen e mjedisit në Kosovë sot dhe mënyrën si qeveria qendrore dhe qeveritë komunale e trajtojnë këtë çështje, posaçërisht në komunat e Prishtinës dhe Obiliqit. Ky punim synon të hedh dritë mbi territor të pashkelur më parë, të inkurajojë veprime nga ana e qeverisë dhe të nxis debat publik mbi çështje kyçe që ndikojnë në jetën tonë.

  • UNICEF e ka përkrahur projektin e IKS-it "Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010". Nëpërmes këtij projekti IKS-i merr një këndvështrim jo të zakonshëm për mendimet dhe ndjenjat e të rinjve kosovar, perceptimet e tyre mbi të tashmen dhe të ardhmen e vendit, duke shpresuar kështu që të ketë ndikim në politikë bërje më të mirë në interes të fëmijve dhe të rinjve kosovarë. Ky projekt ka përfunduar në tetor të 2010. Edhe projekti "Drejt Lisbonës" gjithashtu ka qenë i përkrahur nga UNICEF.

  • Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar është duke mbështetur projektin e IKS-it: “Ekonomia Politike e Korrupsionit dhe Llogaridhënies në Kosovë pas pavarësisë.” Projekti ka filluar në nëntor 2009 dhe pritet të përfundojë në pranverë 2010. Projekti është azhurnim i njërit prej raporteve të mëhershme të IKS-it, “Studim mbi Rindërtimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar” i publikuar më 2007. Ky projekt do të analizojë më thellë shtysat dhe pengesat kundrejt përmirësimit të luftës kundër korrupsionit.

  • Rockfeller Brothers Fund i ka dhuruar grant institucional IKS-it gjatë viteve 2005, 2006 dhe gjysmës së parë të vitit 2007. Pa përkrahjen e RBF-s puna e IKS-it ka qenë e pamundur të realizohet.

  • Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar është duke mbështetur projektin e IKS-it: “Ekonomia Politike e Korrupsionit dhe Llogaridhënies në Kosovë pas pavarësisë.” Projekti ka filluar në nëntor 2009 dhe pritet të përfundojë në pranverë 2010. Projekti është azhurnim i njërit prej raporteve të mëhershme të IKS-it, “Studim mbi Rindërtimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar” i publikuar më 2007. Ky projekt do të analizojë më thellë shtysat dhe pengesat kundrejt përmirësimit të luftës kundër korrupsionit.

  • Në verën e vitit 2005 TIRI i ofroj IKS-it që të punojnë në një projekt hulumtues ku do të përshkruhej procesi i rindërtimit në Kosovën e pas luftës, duke filluar nga akterët kryesor të involvuar, donatorët që punonin në Kosovë, institucionet lokale që sapo ishin ndërtuar dhe gjendja e integritetit të tyre në çështjet e veçanta ku involvoheshin donatorët si dhe nga ku mund të nxjerreshin mësimet nga ndërhyrjet e donatorëve në situatat e pas luftës. TIRI ka krijuar rrjet të institucioneve hulumtuese në vendet e dalura nga lufta që bëjnë punë të njëjtë si të IKS-it, me qëllim që të nxjerren mësime nga situata të ndryshme të krijuara në vendet e sapo dalura nga lufta në mënyr që të përmbledhen rekomandimet për ti lehtësuar intervenimet në rrethanat e reja të pas luftës.

  • Hulumtimi i IKS-it mbi trashëgimin kulturore të Prishtinës ka qenë kryesisht i përkrahur nga Agjencioni Zvicerran për Zhvillim dhe Bashkëpunim - Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC).

  • Në 2005 Banka Botërore dha donacion IKS-it pajisje - kompjuter.