Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka përkushtim të veçantë luftën kundër korrupsionit duke u angazhuar në monitorimin e shërbimeve publike, denoncimin e ryshfeteve dhe ndërgjegjësim, si dhe duke kontribuar në implementimin e instrumenteve ndërkombëtare kundër-korrupsionit.
ANTICORRP është një projekt hulumtimi i financuar përmes Seventh Framework Programme i Komisionit Evropian. Ky projekt 5-vjeçar me temë korrupsionin, synon të analizojë faktorët që ndihmojnë ose pengojnë në zhvillimin e politikave të suksesshme për luftimin e korrupsionit. Iniciativa Kosovare për Stabilitet është një ndër njëzet organizatat hulumtuese të shtrira në 15 vende të ndryshme të Evropës.
IKS-ja është e përfshirë në tre nga njëmbëdhjetë pakot e punës sipas të cilave është organizuar ky projekt, gjegjësisht në pakon e punës IV, VIII dhe IX.
Në kuadër të këtyre pakove, IKS-ja do të nxjerr tri raporte: raportin për studimin etnografik të korrupsionit (PP-IV), raportin mbi korrupsionin dhe suksesin e financimeve nga donatorët e huaj për luftimin e tij (PP-VIII) dhe raportin mbi krimin e organizuar dhe ndikimit të tij të grupet e cenueshme, me koncentrim në trafikimin e qenieve njerëzore (PP-IX).